Bujqësia hapësinore, Sera në orbitën e Tokës për të kultivuar domate!

Mos i humb

Këto domate nuk do të hahen asnjëherë, por 16 kamera do të monitorojnë rritjen e tyre dhe do të jenë jashtë kësaj bote, në kuptimin e parë të fjalë.

Duke stimuluar kushtet në Hënë dhe Mars, si dhe të misioneve hapësinore afatgjata, serrat në të cilat ato do të rriten, do të vijnë në orbitë rreth Tokës si një satelit në një lartësi prej 575 kilometrash.

“Do të jetë një sukses sikur ato vetëm të arrijnë të mbijnë dhe të rriten pak. Nëse do të jepnin fryte, do të ishte perfekte”, thotë biologia gravitacionale, Jens Hauslage, duke shtuar se në vijim do të mund të flitej edhe për bujqësi hapësinore.

“Farat e domateve nuk janë ekspozuar ende ndaj ujit dhe janë në gjendje të fjetur”, thotë inxhinieri Hartmut Mueller.

Dy inxhinierë ngrenë një rrjetë të imët dhe të dendur duke e vendosur në një tryezë pune aty pranë dhe më pas e fusin në një kontenier me presion të përbërë nga fibra karboni.

Serra do të futet në këtë kontenier, i cili pretendohet të krijojë atmosferën e Tokës. Rrjeta duhet të mbrojë nga copëzat e vogla të mbetjeve që gjenden në hapësirë.

Për gjashtë muaj, sateliti do të rrotullohet 20 herë në minutë për të simuluar gravitetin e Hënës, që është 0,1654 herë sa ai i Tokës. Për gjashtë muaj të tjerë, ai do të simulojë gravitetin e Marsit, i cilë është 0,376 herë ai i Tokës, duke u rrotulluar 32 herë në minutë.

Eksperimentet e mëparshme kanë treguar se bimët mund të rriten në kushte të mungësës së peshës apo të mikrogravitetit.

Për shembull, 10 vite më parë, botanikët nga Universiteti i Hanoverit në Gjermani zhvilluan një eksperiment, ku mbollën majdanoz në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për të testuar efektet e mikrogravitetit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit