Bulqizë: Humb jetën një minator i moshës 55-vjeçar

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë.

Mësohet se si pasojë e një aksidenti në minierë ka humbur jetën një minator. Bëhet me dijeni se viktima është Astrit Xhafa, i moshës 55-vjeçare. I ndjeri është dërguar në morgun e spitalit Bulqizë, për ekspertizë. Nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka rënë në një gropë brenda galerisë.

Ngjarja fatale ka ndodhur në një nga galeritë në njësinë administrative Martanesh në Lug të Gjatë.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10.45, është marrë informacion se është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi A. XH., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një subjekt minerar në “Lug të Gjatë”, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit