Bunjaku: Shpërngulja e Ministrisë së Kulturës në Prizren, shfrytëzim për militantët e PDK-së

Mos i humb

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka shpalosur shqetësimet të cilat po e preokopojnë këtë subjekt politik lidhur me dy ministritë, atë të Kulturës dhe Arsimit.

Sipas saj, shpërngulja e Ministrisë së Kulturës në Prizren është keqpërdorim i buxhetit të Kosovës dhe shfrytëzim për militantët e PDK-së.

“Pagesat e projekteve kapitale nuk po bëhen. Drejtorët bartës të Ministrisë së Kulturës paguheshin vazhdimisht, ku 14 prej tyre kanë qenë pa procedurë. Kompensimi për projekte nuk ishte bërë mbi baza ligjore. Çështje tjetër është shpenzimi i parasë publike për numrin e madh të punëtorëve. Pse aq shumë pozita janë hapur në Prizren. Cfarë do të bëjnë të gjithë atë punëtorë atje. Sa do t’i kushtojë kjo MKRSS, a do të bëhet qendër e militantëve të PDK-së atje?!”, u shpreh Bunjaku.

Ajo me teje, akuzoi Ministrinë e Kulturës për ndarjen e 15 mijë eurove ndaj një agjencie, siç tha ajo përfituese për ministrinë.

“Dhënia e 15 mijë euro e cila ka ndarë një kompani e përfaqësuar nga një agjencion, sipas njoftimit kjo ndahet për të rinjët për punësim. Çfarë është ky, ku janë përfitimet  e të rinjëve, kush duhet t’i përzgjedh, pse ky agjencion ka përfituar?”, tha ajo.

Bunjaku, më tutje ka shprehur akuza edhe ndaj Ministrisë së Arsimit, për të cilën tha se është shkelje mos kopmensimi i orëve të humbura të nxënësve, ku siç tha ajo nuk ka qenë dialog i duhur me SBASHKU-në.

“Sa i përket ministrisë do të dialogoj shumë me SBASHK-un, do të kërkohet zëvendësim i orëve të humbura, por do të kuptojmë se qeveria dhe ministria nuk kanë ditur të dialogojnë me SBASHK-un. Shkelja e vetëm për orët e humbura mësimore, që nuk po kompensohet është vetëm i ministrisë. Shpenzimi marramendës nëpër bregdete të Shqipërisë për të bërë komision atje”, ka thënë Bunjaku.

Ndryshe, deputetja Bunjaku theksoi se vazhdimisht e kanë përcjell punën dhe sipas saj, nuk mundet pa u njoftuar të gjithë për shkeljet dhe mangësitë që po bëhen në këto dy ministri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit