Burg përjetë Radovan Karaxhixhit, reagon Meta: Drejtësi e vonuar!

Mos i humb

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të lënë në burg përjetë, Radovan Karaxhixhin si përgjegjës për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, ka reaguar edhe kreu i shteti shqiptar, Ilir Meta.

Ai shprehet  se një vendim i tillë është jo vetëm një drejtësi e vonuar,  por edhe një dëshmi që duhet bashkëpunim e paqe mes kombeve, vendeve dhe popujve në Gadishullin e Ballkanit.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, shprehet Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit