Burimet energjetike në Siri nën pushtim të PYD/PKK-së

Mos i humb

Organizata terroriste PYD/PKK, pushton dhe fushat më të mëdha të naftës dhe gazit natyror të Sirisë. Organizata, e cila ka në duar mbi 70 për qind të burimeve energjetike të vendit, bashkëpunon me regjimin e Bashar al-Assadit për nxjerrjen e naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste DEASH, që nga fillimet e ndikimit në vend në vitin 2013, ka zbatuar strategjinë e avancimit përgjatë fushave energjetike.

DEASH, pos Dejrizorit i cili përmban shtretërit dhe fushat më të mëdha të naftës dhe gazit natyror në Siri, pati marrë dhe fushat në Rakka, Humus dhe Haseke.

Megjithatë, në shtatorin e vitit të kaluar, organizata terroriste PYD/PKK e cila mori mbështetje intensive ajrore nga SHBA-të, pushtoi plotësisht Haseken, Rakkan dhe lindjen e Dejrizorit, e cili përmban 11 shtretër të naftës.

PYD/PKK, më 23 shtator 2017 pushtoi pjesën rurale në verilindje të Dejrizorit ku gjenden burimi më i madh i Gazit, Konoko, ndërsa në fillim të muajit tetor mori fushën e naftës Cafra. Më 22 tetor 2017 e pushtoi El Omer, fushën më të madhe të naftës në Siri.

Sipas llogarive, fushat e naftës Takan, Vard, Afra, Kevari, Carnuf, Azrak, Kahar, Shuejtat dhe Galban në lindje të Dejrizorit, përbëjnë afro 1/3 e burimeve energjetike të Sirisë.

– Bashkëpunim me regjimin në Haseke

Sipas informacioneve që gazetari i AA i siguroi nga burimet lokale në Haseke, puset e naftës këtu janë në kontroll të përbashkët të PYD/PKK-së dhe regjimit.

Nga afro 350 puse me diametër të vogël në fushat Rymejlan, Syvejdije dhe Karaçok, ku vijon prodhimi i naftës, në ditë nxirren 30-35 mijë fuçi naftë.

Sipas marrëveshjes mes regjimit dhe organizatës terroriste, të ardhurat e regjimit janë 65 për qind, 20 për qind i takojnë organizatës terroriste dhe pjesa e ngelur u jepet forcave arabe lokale përgjegjëse për mbrojtjen e fushave. Pagat e nëpunësve të mbrojtjes dhe punonjësve të tjerë i siguron regjimi.

Në burimet Kahtanije, Bedran, Zarba, Saide, Babasi dhe Aljan, ku janë intensifikuar puset e naftë, burimet janë futur në përdorim 3 muaj më parë.

Fushat e naftës Xhipse, Kibebe dhe Tishrin të Hasekes bashkë me centralin qarkor për gaz natyror në Xhipse janë nën pushtimin e PYD/PKK-së.

Sipas përllogaritjeve të gazetarëve të AA-së në terren, me tërë këtë fushë të pushtuar PYD/PKK sundon 70 për qind të burimeve energjetike në Siri.

Nga ana tjetër, regjimi i Bashar Al-Asadit, bashkë me fushën e naftës në Shaar të Humusit dhe fushën Xhahar të gazit natyror ka nën kontroll dhe ca fusha të vogla në perëndim të lumit Eufrat në Dejrizor.

– Edhe burimet e ujit janë nën pushtimin e organizatës

Me mbështetjen ushtarake të SHBA-ve, PYD/PKK në periudhën dhjetor 2015 – qershor 2017, ka marrë 3 pendat më të mëdha të vendit.

Penda Tishrin në lindje të Halepit dhe Tabka dhe Baas në perëndim të Rakas, të cilat janë të vendosura mbi Eufratin, përmbushin pjesën më të madhe të nevojave elektrike dhe ujitjes së vendit. Afro 70 për qind të nevojave për energji elektrike të Sirisë i përmbushin 3 pendat në fjalë.

Gjithashtu, organizata terroriste me 30 mijë metrat katrorë toka bujqësore në Siri, kontrollon një pjesë prej 60 për qind. Këto toka bujqësore furnizohen me burime nga pendat në afërsi, të kontrolluara nga PYD/PKK./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit