Burkina Faso, mbi 60 të vrarë në përleshjet mes fiseve

Mos i humb

Të paktën 62 të vrarë është bilanci i përleshjeve që shpërthyen mes fiseve në qytetin Hamkana në Burkina Faso.

Ministri për Menaxhim me Tokën dhe Kohezionin Social, Simeon Sawadogo, konfirmoi se në afërsi të kufirit me Malin ka shpërthyer një konflikt fisnor.

Siç bëri të ditur, shkaku është vrasja e një udhëheqësi fetar në Hamkana, djalit të tij dhe vëllait të tij.

Sawadogo tha se në një konflikt tjetër mes fisit Fulani dhe fiseve tjera, kanë mbetur të vrarë 30 civilë dhe 32 terroristë.

Përveç kësaj, edhe nëntë persona tjerë janë marrë peng.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit