Burra..!

Mos i humb

Kurdo që të kaloni pranë këtij vendi, Bakias Sherife, kujtoni përherë se, aty janë varrosur trupat e më të mirëve të njerëzisë, pas të dërguarve të Zotit!

Aty pushojnë ata, që All-llahu i Madhëruar në Kur’an i quajti “burra që nuk i huton as tregëtia as shitblerja ndaj përmendjes së All-llahut”!

Aty pushojnë ata, që Zoti në Kur’an i përshkroi me fjalët e Tij: “burra që e vërtetuan besën që i dhanë All-llahut…”!

Aty është gjurma dhe shenja e atyre, për të cilët Resulull-llahu (a.s.) tha: “Kijeni frikë All-llahun në sahabët e mi…”!

Kurdo që të shkoni në Medinen e Ndriçuar dhe kurdo që t’i kujtoni, kudo qofshi; falënderojeni All-llahun që këtë fé e bëri të thjeshtë dhe të praktikueshme, të lehtë dhe sihariq për krejt botët, dhe që shembullin e burrave të mëdhenj të saj, e bëri model udhëzues për njeriun deri në kiamet!

Sahabët e Resulull-llahut tonë…

Muhamed B. Sytari
Shkodër, 29 prill 2018

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit