Bushati në Izrael, diskuton sigurinë me Netanyahun

Mos i humb

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit u ndalen në çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Ballkanit, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja kibernetike. Ministri Bushati e njohu kryeministrin Netanyahu me zhvillimet në rajon dhe me rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti.

Nga ana e tij, Kryeministri Netanyahu vlerësoi qasjen e Shqipërisë ndaj sfidave të sigurisë në rajon dhe më tej, si dhe shprehu interesin e Izraelit për të forcuar më tej bashkëpunimin në këtë fushë.

Ministri Bushati dhe Kryeministri Netanyahu diskutuan gjithashtu për mundësinë e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok si inovacioni, ekonomia, arsimi, kultura. Gjatë vizitës së tij në Izrael, Ministri Bushati do të zhvillojë disa takime bilaterale, si me Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal, Lideren e opozitës, Drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit