Buxheti i Kosovës humb miliona euro nga blerja e medikamenteve të shtrenjta

Mos i humb

Buxheti i Kosovës ka humbur miliona euro si pasojë e blejës së barnave të shtrenjta.

Në shumë raste barnat nga Ministria e Shëndetësisë janë blerë më shtrenjtë se në çmimin e tregut.

Kjo është bërë me qëllim për të favorizuar kompani të caktuara të cilat kanë qenë fituese të tenderëve për furnzim me barna.

Miliona euro janë keqpërdorur nga buxheti i shëndetësisë për barna të listës esenciale, duke i favorizuar operatorët ekonomikë me çmime astronomike. Një tabletë “Imatinib”, e cila përdoret për mjekimin e leukemisë, para një viti është paguar 32 euro, ndërsa e njëjta para pak ditësh është blerë me vetëm 3.69 euro. Gazeta “Zëri” ka raportuar e para në tetor të vitit të kaluar për këtë skandal financiar me ilaçe të shtrenjta, shkruan sot Gazeta Zëri.

Kështu, miliona euro vlerësohet se janë keqpërdorur nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë vetëm në tenderët për furnizim me tableta “Imatinib”, i cili bar përpos që përdoret për mjekimin e leukemisë kronike, shfrytëzohet edhe për mjekimin e tumoreve malinje në lukth, pasi që çmimi i furnizimit për këtë institucion shtetëror ishte shumëfish më i lartë se çmimi në tregun me pakicë.

Një tabletë e tillë (Imatinib), e cila para një viti i kishte kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë, ishte blerë 32 euro, derisa çmimi në tregun me pakicë ishte katërfish më i lirë.

Për çmimet e tilla astronomike të këtij bari kishte raportuar para një viti gazeta “Zëri”, ku kishte faktuar se çmimi në barnatore është dukshëm më i lirë.

Këtë vit, pas raportimeve të vazhdueshme të medieve për këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka blerë të njëjtin bar me 3.69 euro, ose rreth 28 euro më lirë se një vit më parë.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se me tenderin e ri për furnizim me tableta “Imatinib” buxheti i shtetit është kursyer për 414.324 euro, derisa për tenderin tjetër për furnizim me preparate për hemodializë buxheti është kursyer prej 571.369 eurosh.

“Në total nga të gjitha aktivitetet e deritanishme të prokurimit MSH-ja ka arritur të kursejë rreth 6 milionë euro nga ‘Planifikimet sipas kontratave paraprake dhe vlerave të parashikuara’”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Medie të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Uran Ismajli./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit