Buzëqeshin jetimët në Kavajë, “Chatar Charity” dhuron 35 paisje elektroshtëpiake

Mos i humb

“Chatar Charity” ka dhuruar sot 35 pajisje elektroshtëpiake për jetimët dhe familjet e tyre në zonën e Kavajës.

Me anë të një ceremonie të organizuar sot u dhuruan 35 pajisje elektroshtëpiake për jetimët dhe familjet e tyre nga zona e Kavajës, dhuratë nga Shoqata e Katarit për Bamirësi.

Në këtë aktivitet morën pjesë Nënkryetari i Bashkisë Kavajë z. Dorian Gjuzi, Drejtori i “Chatar Charity” z. Shkëlqim Hasula dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Në fjalën e tij përshëndetëse z.Shkëlqim Hasula tha se ky donacion u bë i mundur falë bashkëpunimit me bashkinë e Kavajës dhe se shpreson që të në të ardhem të ketë edhe ndihma të tjera për familjet të cilat kanë vërtetë nevojë.

Nga ana e tij Nënkryetari i Bashkisë Kavajë z. Dorian Gjuzi tha se ndihma të tilla janë të mirëpritura në Kavajë. Ai u shpreh se “Falë bashkëpunimit të suksesshëm dhe partneritetit që Bashkia Kavajë ka me “Qatar Charity”, kjo e fundit ka vijuar të asistojë në qytetin tonë me projekte sociale të përkthyera në ndihma për familjet në nevojë, pensione mujore për fëmijët jetimë, ndihma në ushqime, veshmbathje, elektroshtepiake, etj”.

Ndër të tjera z.Gjuzi dha edhe lajmin e mirë se: “Një tjetër projekt social që Bashkia Kavajë synon të arrijë falë bashkepunimit më këtë Fondacion, është përfshirja e afro 100 famijëve në nevojë të përjashtuara së fundmi nga skema e ndihmës ekonomike dhe që na është premtuar se, nga viti që vjen do të ndihmohen financiarisht nga kjo shoqatë.”

 

 

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit