Bytyqi: BIK dhe Medreseja janë institucione me traditë arsimore, fetare e kombëtare

Mos i humb

Bedri Bytyqi, përfaqësues i Partisë Fjala, ish medresistë, në emisioni n Frontal, ka folur lidhur me akuzat e fundit të ish profesorit të Medresesë, se gjoja se në BIK, janë bërë abuzime seksuale, duke i quajtur ato deklarime të pa vërteta e tendencioze.

Bytyqi, ka thënë se kemi mbetur të shokuar, jo për atë çfarë është thënë, por nga ai që ka drejtuar ato akuza, sepse dihet se institucioni i Medresës dhe Bashkësia Islame me vite, shekuj kanë ndërtuar një traditë shumë të pastër dhe se Medreseja edhe gjithë këto vite të pasluftës, është një ndër institucionet e para edukative arsimore, kulturore, institucion i traditës, institucion arsimor  edhe në aspektin fetar e kombëtarë.

Sipas tij, akuzat e bëra në këto momente kur në BIK po mbahen zgjedhjet, janë tendencioze dhe kanë për qëllim rrënimin e institucionit të BIK-ut.

“Këto akuza janë tendencioze e që kanë qëllim rrënimin e institucionit të BIK-ut, Medresës”, është shprehur Bytyqi.

Sipas tij, deklarimet e ish profesorit se ka argumente për atë që ka deklaruar, janë vetëm pohime, nuk mund ti marrim të vërteta nëse Prokuroria këtë nuk e ka vërtetuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit