Bytyqi: Pres që Këshilli Drejtues i UP-së, të marrë vendim për rritjen e bursave

Mos i humb

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka theksuar se beson që në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP), e cila do të mbahet nesër pret që të merret vendimi për rritjen e bursave të studentëve.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Ditë më parë kam pritur në takim Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” për të diskutuar po për këtë çështje. Shqetësimi juaj rreth bursave është plotësisht i bazuar, dhe për këtë kam kërkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, që bursat e studentëve të jenë më të larta, në mënyrë që të ofrojmë mundësi dhe kushte që studentët tanë të ndjehen më komod gjatë shkollimit të lartë, dhe ky të jetë një motiv shtesë për këta studentë elitarë”, ka theksuar Bytyqi.

Ai ka theksuar se “çdo herë do të jem përkrahës i krijimit të kushteve sa më të mira për të shtuar motivin që studentët tanë të garojnë për tu futur në kategoritë elitare, dhe për këtë besoj që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues të UP-së, që pritet të mbahet nesër, kjo çështje të merr drejtimin e duhur dhe bursat e studentëve të rriten”. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit