Cakaj shpalos tri mesazhet që mori në SHBA: S’ka marrëveshje sekrete, s’ka ndarje dhe s’ka nxitim në dialog

Mos i humb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, se Shqipëria e ka obligim të mbështesë Kosovën pa kushte, por tha se nuk është detyrë e tij për t’i bashkuar të gjitha partitë politike.

Rama tha se Shqipëria as nuk e ka, e as nuk do ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo të tutorit, që nga lartë i tregon udhëheqsisë në Kosovë se çfarë duhet të bëjë.

“Unë nuk erdha këtu për t’i bashkuar të gjithë partitë politike apo të gjithë udhëheqësit e tyre në një tryezë, sepse e para kjo nuk është detyra ime, dhe e dyta ky do të ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të veproj një kryeministër i Shqipërisë kur është fjala për Kosovën apo një kryeministër i Kosovës kur është fjala për Shqipërinë”, tha ai, i pyetur pse nuk ia doli t’i takojë bashkërisht krerët e partive politike.

Ai tha se Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte dhe cilido që është në rolin e kryetarit të Qeverisë në Shqipëri.

“…Por Shqipëria as nuk e ka, e as nuk do ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo e tutorit, mentorit, që nga lartë i tregon udhëheqsisë në Kosovë se çfarë duhet të bëj… Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike…, por erdha për ta dëgjuar nga të gjithë dhe këtë nuk mund ta bësh aty ku janë të ulur të gjithë… nëse do të ishte bërë sy me sy, hapur, opinionet e tyre, këndvështrimin e tyre, e  dimë mirë që natyrshëm nuk është se të gjithë mendojnë njësoj për të gjithë në këtë situatë, dhe për të pasur një sens real të realitetit politik, sipas tërësisë së këtyre këndvështrimeve dhe opinioneve që përfaqësojnë këtu pjesë të caktuara të shoqërisë”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit