Caktohen çmimet për thirrje dhe mesazhe telefonike brenda BE-së!

Mos i humb

Komisioni Europian ka njoftuar se do ta fillojë zbatimin e shifrave të reja për çmimet maksimale të thirrjeve dhe mesazheve telefonike mes shteteve të Bashkimit Europian.

Kontrolli i çmimeve do të vlejë për të gjithë operatorët telefonikë në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Çmimet e reja do të zbatohen nga 15 maji dhe pritet që ato të hyjnë në fuqi së shpejti edhe në Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn.

Sipas rregullave të reja, thirrjet ndërkombëtare brenda Bashkimit Europian nuk mund të kushtojnë më shtrenjtë se 19 centë për minutë, përjashtuar TVSh-në dhe mesazhet telefonike nuk mund të kushtojnë më shtrenjtë se 6 centë, përjashtuar vlerën e TVSh-së. Sidoqoftë, këto çmime maksimale do të vlejnë vetëm për përdoruesit individualë dhe jo për biznese.

Bashkimi Europian thotë se me këto ndryshime do të luftohen dallimet e mëdha në çmime mes thirrjeve vendore dhe ndërkombëtare. Tash për tash, mesatarja e çmimit për thirrje ndërkombëtare brenda Bashkimit Europian është 3.6 herë më e lartë se mesatarja e çmimit për thirrje brenda të njëjtit shtet.

Megjithatë, përdoruesit e telefonave do të paguajnë pak më shumë se shifrat e publikuara për shkak se vlera e TVSh-së në shtete të ndryshme është nga 17 deri 27 për qind. Kjo do të thotë se disa thirrje përsëri mund të kushtojnë deri 24 centë për minutë, shkruan “Euronews”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit