Cassis apelon për zgjidhjen e konflikteve pa përdorim të dhunës

Mos i humb

Në fjalën e tij të mbajtur para Këshillit për të Drejtat e Njeriut në kuadër të OKB-së në Gjenevë, ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis ka apeluar për tejkalimin pa dhunë të konflikteve në botë.

Në politikën ndërkombëtare nuk bën të vlejë “e drejta e më të fortit dhe luftërat nuk janë të nevojshme”, ka thënë ministri Cassis.

Ai po ashtu u angazhua që të mbështetet puna e Këshillit për të Drejta të Njeriut në kuadrin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në shumë regjione të botës janë identifikuar shkelje sistematike të rregullave, ka thënë ai. Kryediplomati zviceran po ashtu ka tërhequr vërejtjen se në botë janë shtuar racizmi, urrejtja ndaj të huajve dhe diskriminimi./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit