Çavoshoglu i kërkon Kosovës t’i dorëzoj njerëzit e FETOS-s

Mos i humb

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli tha se bashkë me homologun e tij kanë folur për bashkëpunim në të gjitha fushat, ndërsa tha se mori premtimin e ministrit për përkrahje të Kosovës në tema të mëdha.

“Kemi mikun tonë historik në vizitë. Unë pata një takim bilateral të delegacioneve dhe kaluam në tema të rëndësishme që janë prezente në poltikë dhe ekonomi. Folëm për ndihmën që Turqia gjithmonë u ka dhënë Kosovës, dhe është një nga vendet e para që ka njoftë Kosovën, dhe e ka mbështetë atë. Kosova do ta kishte të vështirë tə ecte në tempon e vet pa mbəshtetjen e Turqisë. Ne biseduam për sfidat dhe të arriturat. Kosova tani gjindet para disa sfidave për antarësimin në organizatat ndërkombëtare. Unë e njoftova edhe për dialogun. Nuk mungoi premtimi i Turqisë dhe premtoi që edhe këtu do të na mbështes. Kosova është para antarësimt në Interpol, dhe sfida është që vendet që e kan njoftë Kosovën nuk e kanë paguar një pagesë që i detyrohet Interpolit dhe ato nuk mund ta votojnë Kosovën, nuk janë pak janë 17 shtete. Me Turqinë kemi më shumë se 22 marrëveshje dhe këto nuk do të ndalen”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Çovusoglu, theksoi se nuk do t’i lejojmë terroristët të jetojnë në Kosovë.

“Fetoja është një organizatë terroriste dhe nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të shkollohen në shkolla të tilla. Ne nuk duam që vendi jonë vëlla t’i lejoj terroristet të jetojnë këtu dhe duam që ti kthejnë të gjithë ata që jetojnë në Kosovë’, tha Çovusoglu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit