Çavushoglu: Presim nga Shqipëria mike ekstradimin e anëtarëve të FETO-s

Mos i humb

Turqia pret që Shqipëria të largojë nga vendi të gjithë gylenistët e FETO, që shteti turk e konsideron organizatë terroriste.

Nga Tirana, ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu u shpreh se në Shqipëri ka një strukturë të organizuar të organizatës FETO, që është e përqëndruar kryesisht në sistemin arsimor.

Ministri turk kërkon nga qeveria shqiptare që të mbyllë institucionet e organizatës FETO, ashtu sikurse Turqia nuk strehon në vend terroristë nga Shqipëria.

“Është e dobishme të shikojmë se si funksionin organizata FETO. Shqipëria pas atij grushti shteti ka treguar shembull solidariteti ndaj Shqipërisë. Por ka një strukturë FETO tepër serioze në Shqipëri në çdo fushë. Edhe si në vendet e tjera, kanë përdodur sistemin arsimor dhe kanë depërtuar shumë mirë brenda në sistemin shtetëror. Kjo organizatë terroriste është një kërcënim i hapur dhe i madh kundër Turqisë. E dimë që këtu ka elementë të FETO dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike”.

“Presim që të mbyllen institucionet që zhvillojnë veprimtari anti-turke në Shqipëri. Ata mund të bëjnë çdo gjë. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që mund të vijë nga Shqipëria. Këtë presim edhe nga miqtë tanë. I kemi dhënë listat me emrat e tyre dhe të personave me të cilët ne kërkojmë ekstradimin e tyre”, u shpreh kryediplomati turk.

Çavusoglu pas Shqipërisë do të vizitojë Kosovën ku në orën 18:30, do të pritet në takim nga presidenti Hashim Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit