Çavusoglu: Askush nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, pasi theksoi se SHBA-ja ka pranuar se në Siri ndodhet veçanërisht për rezervat e naftës, tha se “Askush (përveç popullit të Sirisë) nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë”.

Pas pyetjes për vlerësimin e tij lidhur me deklaratat e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) se të ardhurat e SHBA-së nga fushat e naftës që kontrollon në Siri shkojnë për Forcat Demokratike Siriane (FDS) e cila është shtylla kryesore e organizatës terrorsite YPG/PKK, Çavusoglu tha se po ndjekin me kujdes deklaratat në fjalë nga SHBA-ja.

“Ata gjithashtu e pranojnë se ndodhen atje veçanërisht për rezervat e naftës. Ne po flasim për një vend i cili nuk e fsheh se janë të pranishëm atje për pasuritë, për të konfiskuar pasuritë e naftës të një vendi tjetër. Këtu shohim që veçanërisht nga të ardhurat e marra prej këtu mbështeten organizatat terrorsite si YPG, PKK”, tha Çavusoglu në konferencën e përbashkët për media me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), Hadi Soleimanpour, pas takimit të 24 të Këshillit të Ministrave të ECO-s.

Çavusoglu thekson se YPG/PKK-ja po trafikon naftë ashtu sikurse ka vepruar më parë organizata terroriste DEASH. “Askush nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë. Ne si Turqi, filluam operacionin ‘Burimi i Paqes’ për të pastruar terroristët dhe jo si të tjerët dhe ashtu sikurse ka pranuar SHBA-ja për të konfiskuar pasuritë e Sirisë. Kemi parandaluar ndarjen e Sirisë për të cilën ne mbështesim fuqimisht integritetin territorial të Sirisë. Ne edhe në proceset në vijim do të vazhdojmë të punojmë që ky rajon të arrijë stabilitet”, tha ai.

“Deklarata e SHBA-së e cila vjen nga dhjetëra mijëra kilometra larg se ‘Ne do të vlerësojmë rezervat e naftës së Sirisë’ është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, nënvizoi Çavusoglu duke shtuar se “Edhe ne jemi kundër kësaj. Këto i përkasin popullit të Sirisë dhe duhet të vlerësohen në mënyrën që të përfitojë populli i Sirisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit