Çavuşoğlu dhe Lavrov do të zhvillojnë takim më 16 shkurt

Mos i humb

Një takim i ministrave të Jashtëm rus dhe turk është planifikuar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih më 16 shkurt, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse,  (AA).

“Takimi i ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologut të tij turk Mevlüt Çavuşoğlu është planifikuar për të dielën”, u tha një burim në ministri gazetarëve në Moskë.

Në një njoftim, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia dhe Turqia janë në kontakt në nivele të ndryshme mbi situatën në provincën veriore siriane të Idlibit.

“Presidenti ynë Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdoğan janë në kontakt. Ata patën një bisedë telefonike këtë javë më 12 shkurt. Ushtarakët tanë janë në kontakt dhe ka një shkëmbim të delegacioneve në nivel ekspertësh”, tha ai.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u dakorduan ta kthejnë Idlibin në një zonë të de-eskalimit në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.

Por, më shumë se 1.800 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi dhe forcat ruse që nga ajo kohë, duke shkelur armëpushimin e vitit 2018 si dhe një të ri që filloi më 12 janar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit