Çavusoglu dhe Zarif zhvillojnë bisedë telefonike

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe ministri i Jashtëm iranian, Muhammed Xhevad Zarif, kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se ministri Çavusoglu ka kryer një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Zarif.

MPJ e Turqisë deklaratë për protestat në Iran

Gjithashtu ditën e sotme nga Ministria e Jashtme e Turqisë është bërë një deklaratë në lidhje me protestat në Iran. “Urojmë të parandalohet përshkallëzimi i incidenteve në Iran dhe të evitohen zhvillimet nxitëse dhe intervenimet e jashtme provokuese, të shmanget dhuna dhe se nuk duhet të bihet pre e provokimeve”, thuhet në njoftimin nga MPJ e Turqisë.

Një grup i mbledhur ditën e enjte në qytetin Meshed të Iranit pa thirrjen e bërë nga ndonjë parti politike, nisën të zhvillonin demonstrata për të protestuar kushtet ekonomike në vend.

Protestat me shpejtësi morën karakterin anti-qeveritare duke u përhapur edhe në qytete të tjera./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit