Çavusoglu: Izraeli duhet të japë llogari

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu sot në Antalya deklaroi se Izraeli duhet të japë përgjegjësi për terrorin që ushtron ndaj palestinezëve, në të kundërtën do të jenë gjithmonë e më të pamatur.

Çavusoglu ishte në Manavgat, jo shumë larg qytetit turk të Antalyas, ku foli në një ceremoni. Ai gjithashtu komentoi edhe rreth hapit të sotëm të ndërmarrë nga Palestina.

Ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki i dorëzoi Gjykatës Ndërkombëtare Penale një dosje për masakrat izraelite ndaj palestinezëve.

“Për sa kohë që Izraeli nuk jep llogari për terrorin që ushtron, me kohë do të jenë gjithnjë e më të pamatur. Prandaj, Izraeli do të japë llogari. Sot, vëllai ynë, Riyadh al-Maliki dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dosjen për të bërat e Izraelit. Ne do të jemi të vendosur në këtë rrugë”, tha Çavusoglu./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit