Çavusoglu: Kërkuam nga Rusia ekstradimin e terroristit Mihraç Ural

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se kanë kërkuar nga Rusia arrestimin e menjëhershëm të terroristit Mihraç Ural dhe ekstradimin e tij në Turqi i cili mori pjesë në Kongresin e Soçit dhe që akuzohet për sulmin terrrorist në vitin 2013 në Reyhanlı/Hatay ku pati 52 persona të vdekur.

Çavusoglu, para qendrës së përgjithshme të Partisë AK është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me çështjet e rendit të ditës ku në një pyetjej për vlerësimin e Kongresit në Soçi tha se duke bashkëpunuar me Rusinë kanë siguruar që Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura të marrë pjesë në Soçi dhe se për këtë arsye kanë zhvilluar një Samit nën vëzhgimin e OKB-së.

“Si Turqi ne kemi vendosur ato çfarë kemi dëshiruar në deklaratën përfundimtare, të cilën e kemi përgatitur bashkë. Në këtë çështje këtu nuk ka asnjë problem. Është e rëndësishme që ajo i referohet rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe procesit të Gjenevës. Ne gjithmonë kemi thënë se Astana dhe Soçi duhet të jenë të integruara me Gjenevën. Me vendimin e marrë këtu edhe Soçi është integruar në procesin e Gjenevës”, thotë Çavusoglu.

Ai tha se kanë përcaktuar 150 emra për Komisionin e Kushtetutës. “Tre vendet garantuese kanë dhënë nga 50 emra ku ne kemi dhënë 50 emra në emër të opozitarëve. Mistura do të formojë Komisionin me emrat brenda këtyre 150 personave. Komisioni Kushtetutës do të mblidhet në Gjenevë dhe takimet e mëpasshme do t’i zhvillojë atje. Duhet ta rigjallërojmë procesin e Gjenevës dhe kryesisht në Gjenevë regjimi duhet të fillojë negociatat në kuptimin e vërtetë për çështjet si kushtetutën, zgjedhjet, qeverinë e tranzicionit”, potencoi Çavusoglu.

Sipas tij, opozitarët nuk morën pjesë në Kongres për shkak të përdorimit të logove dhe imazheve të regjimit dhe se autorizuan Turqinë që t’i përfaqësojë ata.

Lidhur me pyetjen se “Terroristi Mihraç Ural një nga të akuzuarit për sulmin në Reyhanlı mori pjesë në Soçi si i ftuar. Në lidhje me këtë nga Rusia u kërkua një shpjegim. A ka një shpjegim në lidhje me këtë?, ministri Çavusoglu tha “Në lidhje me pjesëmarrjen e këtij terroristi atje ne shprehëm menjëherë reagimin tonë, duke kërkuar sqarime nga Rusia pasi i shpjeguam se ky terrorist kërkohet me fletarrest të kuq”.

“Presidenti ynë në një bisedë telefonike dje me presidentin Putin i ka shprehur shqetësimin në mënyrë të qartë për këtë çështje. Në të vërtetë emri i këtij terroristi nuk ishte në listën që Rusia na ka dhënë. Mesa duke ka përdorur dokumente false. Këtë edhe Putin e ka potencuar, çështje për të cilën do të interesohet personalisht. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë për më shumë se ky terrorist ka hyrë në këtë vend duke pozuar dhe duke bërë show në vende të ndryshme. Nuk duhet që një terrorist të hyjë lirisht dhe të bëjë shfaqe në një vend që bashkëpunon me ne. Por, në lidhje me këtë çështje Rusia dhe vetë personalisht presidenti Putin është duke u interesuar, ku pas punimeve të nevojshme do të na informojnë”, tha Çavusoglu.

Ndër të tjera një gazetar ka rikujtuar “Urojmë që okupimi të mos jetë me themel” deklaratë kjo e bërë nga presidenti francez Emmanuel Macron në lidhje me operacionin “Dega e Ulirit” ku Çavusoglu është përgjigjur se “Nuk ka shumë rëndësi nëse Franca, Austria, apo …. të tjerë e vendosin apo jo në rend dite çështjen armene. Në Francë flasin për ligjin, atëherë për këtë çështje Gjykata Kushtetuese e Francës ka vendime shumë të qarta dhe të prera në lidhje me këtë. Ka dhënë vendime dy herë. Nëse Franca beson tek ligji atëherë duhet që mos ta vendos në rend dite këtë”.

Duke bërë të ditur se ata kanë mbështetur më shumë se çdo kush integritetin kufitar dhe integritetin territorial të Sirisë dhe se as Franca dhe asnjë vend tjetër nuk mund të japin leksione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin, Çavusoglu tha se “Qëllimi i këtij operacioni nuk është kundër vëllezërve tanë arabë, turkmenë, kurdë ose sirianë atje, por synon të pastrojë territoret e Sirisë nga terroristët dhe në të njëjtën mënyrë të shkatërrojë një kërcënim për ne”.

“Askush të mos paralajmërojë Turqinë dhe të mos bëjë dyfytyrësi duke deklaruar në njërën anë se ‘keni të drejtë‘ dhe në anën tjetër me mënyra të ndryshme duke rikujtuar civilët thonë ndonjëherë ‘të mos kthehet në pushtim‘”, theksoi ministri Çavusoglu./RTv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit