Çavuşoğlu: Kundërshtojmë komentet rreth Ajasofjes që intervenojnë në të drejtën e sovranitetit të Turqisë

Mos i humb

Paralajmëron OBSH: Pandemia e koronavirusit mund të jetë e gjatë, niveli i rrezikut vijon të jetë shumë i lartë

Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të jetë e “gjatë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të shtunën. Sipas medieve...

Thyen xhamat e Prokurorisë dhe godet punonjësin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi rreth mesditës së sotme ka thyer xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së...

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa publikon faktet: Eri Betoni miraton planin për ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Parkut të Liqenit

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar dokumente, ku faktohet se kryetari i Bashkisë së...

Kurti kërkon rrëzimin e qeverisë ‘Hoti’, Vetëvendosje nis mbledhjen e firmave për mocionin

Lëvizja Vetëvendosje kërkon të rrëzojë Qeverinë "Hotit" me mocion mosbesimi, duke nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e qeverisë, njësoj siç iku...

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se kundërshtojnë fuqimisht komentet rreth vendimit për hapjen e Ajasofjes si xhami, që janë të natyrës intervenuese në të drejtën e sovranitetit të Turqisë.

Çavuşoğlu iu përgjigj pyetjeve rreth rendit të ditës në një program të drejtëpërdrejtë në kanalin TRT Haber.

Ai tha se hapja e Ajasofjes për falje të namazit është një vendim ligjërisht i qëlluar, duke shtuar se Ajasofja pas çlirimit të Stambollit në vitin 1453 ishte i popullit turk dhe është regjistruar në vakëf si xhami.

“Xhamia Ajasofja në vitin 1462 është regjistruar në vakëf si xhami dhe duhet të përdoret si xhami. Mund të ketë opinione rreth kësaj të natyrës ‘duhej të hapej, nuk duhej të hapej, do të ishte më mirë të mos hapej’. Edhe pse nuk jemi dakord me mendimin e të gjithëve, e respektojmë atë. Por komentet të cilat janë të natyrës së intervenimit ndaj të drejtave të sovranitetit të Turqisë, fuqimisht i kundërshtojmë”, u shpreh ai.

Ndryshe, më 10 korrik, me një vendim historik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e Kabinetit të Ministrave të vitit 1934, me të cilin Ajasofja ishte shndërruar në muze, ndërsa më pas, me një vendim presidencial, objekti iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Kryediplomati turk komentoi edhe rreth konfliktit të armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke dënuar sulmin kufitar vdekjeprurës nga forcat armene mbi trupat azerbajxhanase.

Ai theksoi se Armenia deri më tani ka dështuar t’i afrohet ndonjë zgjidhjeje.

“Nuk është e pranueshme atë që e ka bërë Armenia. Le të mbledh mendjen. Azerbajxhani nuk është i vetëm. Ne si Republikë e Turqisë dhe populli turk jemi pranë Azerbajxhanit me të gjitha mundësitë tona”, theksoi ai.

Dje, në kufirin ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, ka shpërthyer një konflikt i armatosur i cili ka shkaktuar humbje të jetëve nga të dyja palët.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...