Çavusoglu: Marrëveshja S-400 me gjasë do të nënshkruhet këtë javë

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se marrëveshja për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia “ndoshta nënshkruhet këtë javë”.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij maltez, Carmelo Abela, Çavuşoğlu tha se “nuk ka probleme” në marrëveshjen S-400.

S-400 është sistemi më i përparuar anti-avionësh i Rusisë dhe mund të mbajë tre lloje të raketave të afta për të shkatërruar objektiva, duke përfshirë raketat balistike dhe të lundrimit.

Sistemi mund të ndjekë dhe të arrijë deri në 300 objektiva në të njëjtën kohë dhe ka një lartësi prej 27 kilometrash (17 milje)./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit