Çavusoglu: Mbështetja amerikane për PYD/YPG helmon partneritetin Turqi-SHBA

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në një intervistë për revistën kanadeze “Ottawa Life Magazine”, deklaroi se mbështetja ushtarake e ushtrisë amerikane për terroristët e PYD/YPG-së rrezikon sigurinë e kufijve të Turqisë.

“Mbështetja ushtarake që ushtria amerikane u ofron terroristëve të PYD/YPG-së jo vetëm që rrezikon sigurinë e Turqisë, por në të njëjtën kohë helmon edhe partneritetin tonë i cili zgjat për një periudhë të gjatë kohore”, ka thënë Çavusoglu.

Megjithatë, ai theksoi se Turqia ende mban kontakte me SHBA-të në nivel të lartë.

“Turqia dhe SHBA-të që prej kohësh janë aleatë dhe marrëdhëniet tona në aspektin e kohëzgjatjes shpesh janë testuar. Prandaj vazhdojmë kontaktet me SHBA-të në nivel të lartë dhe besojmë në rëndësinë e komunikimit tonë të hapur”, tha Çavusoglu.

I pyetur për situatën në Siri, ai tha se vetë sirianët do të vendosnin për të ardhmen e Sirisë.

“Historia na tregon se në fund fjalën përfundimtare e ka vullneti i popullit. Ne do të vazhdojmë me përpjekjet në mënyrë që negociatat në Astana, Soçi dhe Gjenevë të japin rezultate konkrete ashtu që viti 2018 të jetë viti i fundit i konfliktit në Siri,” tha ministri i Jashtëm turk.

Në pyetjen mbi statusin e Kudsit, Çavusoglu theksoi nevojën që të bëhen përpjekje për të mbrojtur këtë qytet.

“Mbrojtja e Kudsit është detyrë e të gjithë njerëzimit. Askush nuk ka të drejtë të bëjë vendim të njëanshëm apo arbitrar mbi statusin e Kudsit”, ka thënë Çavuşoğlu.

Në fund ai foli edhe për marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Europian (BE), duke vënë në dukje se anëtarësimi në Union është ende një nga qëllimet më të rëndësishme të vendit të tij.

“Për ne, anëtarësimi në BE është një objektiv strategjik. Megjithatë, tani kemi një krizë të besimit midis Turqisë dhe BE-së. Ne jemi të vendosur që të mbajmë një dialog të hapur dhe të kapërcejmë këtë problem”, tha Çavusoglu, duke shtuar se pret që BE-ja në fund të braktisë standardet e dyfishta në aspektin e Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit