Çavuşoğlu: Nëse Greqia i beson vetes, le të ulet në tryezë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Greqia tregoi qartë se është kundër dialogut për zgjidhjen e tensioneve në Mesdheun Lindor duke kundërshtuar iniciativat e ndërmarra në këtë drejtim.

Çavuşoğlu këtë vlerësim e bëri në konferencën e përbashkët për media pas takimit të tij me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kongos, Bashkëpunim dhe Kongolezët Jashtë Vendit.

Kryediplomati turk duke folur në lidhje me stërvitjen e Turqisë në Mesdheun Lindor tha se, “Stërvitja jonë kryhet në kuadër të rregullave të NATO-s”.

Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore mes 6-10 shtator zhvillojnë stërvitjen “Stuhia e Mesdheut”.

Çavuşoğlu gjithashtu tregoi se Greqia duke kundërshtuar iniciativat e fundit për dakordim tregoi qartë se nuk është pro dialogut. “Nëse Greqia i beson vetes, le të ulet në tryezë. Le të tregojë para të gjithëve se është në të drejtë. Edhe ne kemi gjëra për të thënë”, u shpreh ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte njoftuar se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të zhvillojë bisedime teknike për krijimin e mekanizmave për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit