Çavusoglu: Po tregohet rezistencë në çështjen e sistemeve të mbrojtjes

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, e ka cilësuar si të patjetërsueshme dhe nevojë emergjente blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, pasi ka thënë se aleatët e NATO-s nuk ua kanë mundësuar një gjë të tillë.

Këto komente Çavusoglu i bëri në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologun italian Angelino Alfano dhe pas fjalimit në Forumin e 10-të Turqi-Itali në Romë.

“Ne si Turqi dëshirojmë të mbrojmë hapësirën tonë ajrore, sepse ka shumë kërcënime. Në thelb, ne i japim përparësi vendeve anëtare të NATO-s për të mbrojtur hapësirën tonë ajrore ose për të përmbushur nevojat tona të tjera të sigurisë, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore”, tha Çavusoglu.

“Por, kohët e fundit disa nga vendet aleate të NATO-s kanë treguar rezistencë serioze për të mos i dhënë Turqisë sistemet e mbrojtjes që na nevojiten, duke përfshirë edhe armët e thjeshta. Ne duhet ta formojmë sistemin e mbrojtjes ajrore, ndërkohë që nga aleatët nuk mund ta sigurojmë. Andaj, ne ndodhemi në pozitën ku atë duhet ta sigurojmë nga një vend tjetër. Është nevojë emergjente”, shtoi ai.

Çavusoglu theksoi se vendet e tjera evropiane ose të NATO-s nuk duhet ta përdorin blerjen e sistemit ajror nga Rusia si një kartë të fuqishme ose instrument politik mbi Turqinë.

“Ne ose e prodhojmë vetë, ose e marrim nga një vend që na e siguron këtë. Ne nuk jemi vendi i parë që marrim një sistem të mbrojtjes ajrore nga Rusia. Edhe Greqia ka sistemin S-300”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

Çavusoglu ka folur edhe për marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Europian (BE), duke thënë se Turqia nuk ka probleme me vendet anëtare dhe se sa më të fuqishme të jenë vendet e BE-së si partnerë, aq më e fuqishme do të ndihet edhe Turqia.

“Qasjet negative të Europës ndaj Turqisë nuk janë në përputhje me vlerat e BE-së”, është shprehur Çavusoglu.

“Duhet të kuptojmë se të gjithë ndjekim politika të jashtme me shumë drejtime, gjithashtu dhe kemi të drejtë. Problemi thelbësor në këtë qajse është se disa vende të Evropës e vërejnë veten e tyre si ‘shefi i madh‘”, shtoi ministri i jashtëm Çavusoglu.

Ai citoi homologun italian Angelino, i cili e theksoi nevojën për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor. Çavusoglu kritikoi deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron, në të cilën ai thotë se nëse nuk i afrohen Ballkanit, atëherë ai do të afrohet me Turqinë.

“Ti Turqinë e sheh si armik? Kandidati i ri për kryeministër në Austri, i cili jeton me ëndrrën për të formuar perandorinë austro-hungareze dhe i cili thotë se Turqia është kundërshtari i tyre në Ballkan, me çfarë qasje e shpreh këtë? Unë nuk e kam një qasje të tillë. Ne duhet të bashkëpunojmë për stabilitetin e Ballkanit”, u shpreh Çavusoglu, duke shtuar se marrëdhëniet do të jenë më të shëndetshme nëse BE-ja e sheh Turqinë si një partner të barabartë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit