Çavusoglu: S-400 është një marrëveshje e kryer

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu në lidhje me blerjen e sistemit S-400 tha se “aktualisht nuk ka ndonjë shtyrje apo pezullim për S-400”.

Çavusoglu pas një takimi në Ankara me presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane në Kuvendin e Përfaqësuesve të Rumanisë, Angel Tilvar tha se “Turqia ka bërë një propozim për formimin e një grupi të përbashkët pas pretendimeve nga SHBA-ja se sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 mund të përbëjnë kërcënim ndaj avionëve F-35 dhe sistemeve të NATO-s”.

“Kemi thënë se brenda këtij komisioni duhet të jetë edhe NATO-ja”, tha ministri turk.

Më tej ai ka shpjeguar se me palën amerikane janë ende duke shkëmbyer pikëpamjet rreth qëllimit të formimit të këtij komisioni.

“Ndodhemi në këtë fazë, pra nuk ka ndonjë shtyrje ose pezullim për S-400. Nuk është as në axhendë. Nëse do kemi një grup pune të tillë, ne dëshirojmë ta fillojmë dhe ta kryejmë këtë pa parakushte”, theksoi Çavuşoğlu.

Ai tha se ekspertët duhet të vendosin për pretendimet ose shqetësimet që ka paraqitur SHBA-ja. “Ne i besojmë vetes tonë në këtë çështje. Për këtë arsye kemi kemi bërë një propozim të tillë konstruktiv. Nëse edhe SHBA-ja i beson vetes së saj, siç e thashë më parë, ajo duhet ta pranojë këtë propozim”, nënvizon Çavuşoğlu.

Sipas tij, mes Turqisë dhe SHBA-ve vazhdon shkëmbimi i pikëpamjeve për këtë çështje dhe ende nuk ka ndonjë gjë të qartësuar. “Pse duhet të flasim ne për shtyrje? Ky proces nuk ka të bëjë me shtyrjen. Kjo është një marrëveshje e kryer. Aktualisht nuk është as koha për të folur për shtyrjen. Ky komision ulet, punon dhe do të përgatisë raportin e tij. Pas kësaj ne bëjmë vlerësimin tonë. Nuk është e mundur të arrijmë në ndonjë vend me këto parakushte”, tha Çavuşoğlu.

Pasi nënvizoi se propozimi i Turqisë është me qëllim të mirë dhe konstruktiv, Çavuşoğlu tha se “Edhe SHBA-ja nëse ka qëllimin e mirë dhe konstruktiv e panon propozimin tonë dhe këtë e vlerësojnë ekspertët”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit