Çavusoglu: Turqia do të forcojë bashkëpunimin me Ballkanin

33
0

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se Turqia do të forcojë bashkëpunimin me Ballkanin.

Kryediplomati turk merr pjesë në Dialogun Strategjik në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë.

Në llogarinë e tij në Twitter, Çavusoglu potencoi mbështetjen e Turqisë për të vazhduar “paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm” në Ballkan.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me gjeografinë e Ballkanit”, tha Çavusoglu.

Ai pritet të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e delegacioneve të tjera në samit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here