Çavuşoğlu: Turqia pret kërkimfalje nga Franca

Mos i humb

“Franca nuk ua tha të vërtetën as NATO-s e as BE-së. Pretendimi që anijet tona kanë bllokuar nuk është i vërtetë. Ne e vërtetuam këtë dhe ia dhamë dokumentet NATO-s dhe NATO e pa realitetin”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij gjerman Heiko Maas.

“Pritja jonë nga Franca është të na kërkojë falje për mos sigurimin e informacionit të vërtetë”, shtoi ai.

Javën e kaluar Franca pretendoi se Turqia provokoi një nga anijet e saj që merrnin pjesë në një mision të NATO-s në Mesdhe. Zyrtarët ushtarakë turq mohuan akuzat.

Çavuşoğlu përsëriti qëndrimin e Turqisë për Libinë, duke thënë se Ankaraja zyrtare është në anën e qeverisë legjitime të Libisë të njohur nga OKB-ja.

Ai shtoi se rezoluta e OKB-së thotë se qeveria e kryesuar nga Sarraj është pala e vetme legjitime në Libi.

“E vetmja zgjidhje dhe zgjidhja më e mirë për konfliktin në Libi është zgjidhja politike dhe armëpushimi i përhershëm”, tha Çavuşoğlu.

Ai tha se Turqia është e gatshme për dialog me Francën për të lehtësuar zgjidhjen politike dhe për të ruajtur stabilitetin në Libi.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha se zyrtarët e NATO-s po merren me incidentin, duke shtuar: “Ata dy aleatë të NATO-s kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme në lidhje me atë që ndodhi”.

“Por, çdokush pajtohet që ne duhet të mbështesim përpjekjet e OKB-së për të gjetur zgjidhje me negociata politike për konfliktin në Libi”, shtoi ai.

Ankaraja dhe Parisi së fundmi kanë pasur mosmarrëveshje për shkak të politikave të tyre të kundërta në Libi, vend i cili është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011.

Ndërsa Turqia mbështet qeverinë legjitime të Libisë të njohur nga OKB-ja, zyrtarët turq akuzojnë Francën për thellimin e konfliktit duke mbështetur kryekomandantin Khalifa Haftar.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht është nën sulm nga milicitë e Haftarit që nga prilli i vitit 2019, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë.

Qeveria nisi operacionin “Stuhia e Paqes” në mars si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Haftarit në Tripoli dhe së fundmi çliroi vendet strategjike, përfshirë bazën ajrore Al-Watiya dhe qytetin strategjik Tarhuna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit