Çavusoglu: Vazhdojmë me sonda shpimi rreth Qipros

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se vendi i tij do të vazhdojë me sonda shpimi rreth Qipros dhe se Turqia nuk dëshiron grindje, por shpërndarjen e resurseve në mënyrë të drejtë.

Çavusoglu së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Republikës Turke të Qipros Veriore, Kudret Ozersay diskutuan në Ankara në simpoziumin me titull “Ligjet dhe politika në Mesdheun Lindor”, të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike të Universitetit të Ankarasë.

Ministri Çavusoglu theksoi se vendi i tij me vite të tëra bën përpjekje për të zgjidhur çështjen e Qipros, por se në negociatat e fundit në Gjenevë dhe Grand Montana, pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk është arritur një zgjidhje afatgjate.

Çavusoglu nënvizon se për këtë përgjegjëse është pala greke.

“Ajo që kemi mund të shohim është se pala greke nuk dëshiron të jetojë së bashku me turqit qipriotë dhe nuk është e gatshme për të ndarë pushtetin ekonomik dhe politik në ishull”, ka thënë Çavusoglu.

“Nuk ka patur sukses as në përpjekjet e mëparshme në planin e Anann-it, kur u negociua për një zgjidhje federale. Aktualisht, jemi duke folur rreth asaj për të rifilluar negociatat. Për ne nuk ka asnjë kuptim të ulemi në tryezë thjesht për të filluar ca negociata. Ne besojmë se negociatat duhet të sjellin rezultat. Para se të negociojmë, duhet të përcaktojmë qartë se çka do të negociojmë”, tha shefi i diplomacisë turke.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë me sondet e shpimit rreth Qipros.

“Vazhdojmë me sonda shpimi rreth ishullit (Qipros). Ajo çfarë ne kërkojmë nuk është grindja, por ndarja e resurseve në mënyrë të drejtë”, ka thënë Çavusoglu./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit