Çdo i pesti në Zvicër jeton me aftësi të kufizuar

Mos i humb

Afërsisht çdo i pesti person në Zvicër, (ose rreth 1.8 milionë veta) jeton me aftësi të kufizuar. Shpesh ndodh që këta persona të fshehin handikepin e tyre, në veçanti në punë. Fushata e nisur në Bazel me titullin “I padukshëm – irritimi në të zezë” ka për synim të luftojë kundër frikës dhe stigmatizimit. Vetëm rreth 7 për qind të hendikepeve janë të dukshme.

Ekspozita e fushatës së përmendur do të jetë e hapur në Bazel deri më 10 dhjetor ndërsa pastaj ajo do të prezantohet në një numër qytetesh tjera të Zvicrës.

Njerëzit me aftësi të kufizuar në Zvicër diskriminohen shpesh me rastin e kërkimit të punës, ka shkruar presidnetja e federatës, Doris Leuthard me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Njerëzve me aftësi të kufizuara. Por, ka shtuar ajo, puna është e rëndësishme për të pasur nnjë jetë të mëvetësishme dhe për të marrë pjesë në jetën shoqërore.

Organizata që përfaqëson kategorinë e përmendur “Pro Infirmis” konisideron se mbrojtja nga diskriminimi është shumë e dobët, transmeton albinfo.ch. Në tregun e rregullt të punës ofrohen tepër pak vende pune margjinale, ose të përshtatshme për njerëzit me aftësi të kufizuar. Ndërsa ata persona nga kjo kategori që punojnë në programet për punësim, marrin paga të ulëta dhe mbeten të punojnë brenda rrethit të njëjtë gjegjësisht të paintegruar./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit