Çdo njeri lind si Musliman

Mos i humb

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të), ka thënë: ”Çdo fëmijë lind në natyrshmëri (në fenë e pastër të Allahut), pastaj prindërit e bëjnë hebre, të krishterë apo zjarrputist etj. Muslimi
Thotë Allahu i Lartësuar: ”Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Err-Rrum 30)
Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë në një hadith kudsij: ”Vërtetë, Unë i kam krijuar robërit e Mi të pastër në besim, por djajtë (shejtanët) i largojnë nga feja e tyre.” (Transmeton Muslimi, v.4, f.2197)
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në tefsirin e tij, ka thënë: ”Do të përmendim hadithe ku qëndron se Allahu i ka krijuar krijesat e Tij në Islam, pastaj disa prej tyre ranë në fe të tjera, si në: hebraizëm, krishterizëm dhe zjarrputizëm…”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit