Çdo qytetar i Turqisë vitin e kaluar ka dhuruar nga 53 dollarë në bamirësi

Mos i humb

Sipas një raporti të studimit me qendër në Stamboll, çdo qytetar i Turqisë vitin e kaluar ka dhuruar 303 lira turke (53.34 dollarë) në bamirësi, (AA).

Këto donacione individuale arritën deri në 17.6 miliardë lira turke (3.1 miliardë dollarë) që përbën 0.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, tha Fondacioni i Sektorit të Tretë të Turqisë (TUSEV).

Pothuajse 90 për qind e donacioneve janë bërë drejtpërdrejt, të afërmve, fqinjëve ose lypësve, ndërsa pjesa tjetër është bërë përmes organizatave jofitimprurëse, thuhet në raport.

Raporti po ashtu vuri në dukje se gati gjysma e njerëzve japin bamirësi bazuar në besimet fetare.

Turqia, e cila ishte kombi më bujar në vitin 2017 dhe 2018, shpenzoi 8.4 miliardë dollarë në ndihma humanitare në vitin 2018, një pjesë e konsiderueshme të 28.9 miliardë dollarë të totalit të ndihmës ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit