“Çdo vit në botë 3.3 milionë njerëz humbin jetën nga alkooli”

Mos i humb

Zëvendës Rektori i Universitetit të Shkencave të Shëndetit të Stambollit, Prof. Dr. Sadrettin Pençe, në lidhje me dëmet e alkoolit dhe varësisë nga droga, tha se në mbarë botën çdo vit, 3.3 milionë njerëz vdesin nga përdorimi i alkoolit dhe vdekjet që lidhen me alkoolin përbëjnë 5.9 për qind të të gjitha vdekjeve.

Spitali për Trajnimin dhe Kërkimin e Sëmundjeve Mendore dhe Neurologjike Erenköy (AMATEM) i Universitetit të Shkencave të Shëndetit dhe Qendra Kërkimore e Luftës kundër Varësisë së Drogës (BAUMER) zhvilluan kongresin e 12-të kombëtar për alkoolin dhe të varurit nga droga. Në kongresin e mbajtur në një hotel në rajonin Serik të qytetit Antalya të Turqisë morën pjesë mbi 600 akademikë, mjekë, infermierë dhe psikologë.

Prof. Dr. Sadrettin Pençe, në hapjen e kongresit ka theksuar se alkooli dhe varësia nga droga është një problem i rëndësishëm shëndetësor publik me përmasa mjekësore, ligjore, sociale dhe të sigurisë.

Duke theksuar se alkooli dhe varësia ndaj drogës, ndikojnë negativisht jo vetëm tek individi, por në të njëjtën kohë edhe tek familja, mjedisi, jeta e punës dhe shoqëria e individit, Pençe shtoi se kjo duhet të trajtohet me qasjen e shëndetit publik mbrojtës.

“Sipas raportit botëror 2016 për drogën, vlerësohet se 247 milionë njerëz në botë kanë përdorur drogë në 2014 dhe 29 milionë njerëz kanë patur probleme nga çrregullimet e përdorimit të substancave. Në mbarë botën, 3.3 milionë njerëz vdesin nga abuzimi me alkoolin, dhe vdekjet e lidhura me alkoolin përbëjnë 5.9 për qind të të gjitha vdekjeve. Kjo situatë krijon një barrë sociale dhe ekonomike për shoqëritë. Vdekjet nga përdorimi i drogës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes për popullsinë e re. Në vitin 2016, vetëm 825 njerëz humbën jetën në Turqi”, është shprehur Pençe.

Përdorimi i alkoolit dhe substancave narkotike, çon në sëmundje infektive dhe shkakton probleme të rëndësishme shëndetësore, tha Pençe, duke bërë të ditur se krahas alkoolit dhe substancave të drogës ka edhe varësi të tjera, si nga duhani dhe nënproduktet e tij, teknologjia, bixhozi, kafeina, të ushqyerit.

Në kongresin ku kanë marrë pjesë edhe zv.ministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Emine Alp Meşe, drejtori i Shëndetësisë në Antalya, Ünal Hülür dhe shumë akademikë të tjerë do të përfundojë më 2 dhjetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit