Çekia investon 700 mijë euro për impiantin e ujërave të zeza në Mramor

Mos i humb

Qeveria e Kosovës është duke e trajtuar me prioritet çështjen e ujërave të zeza dhe me investimet që po bëhen në këtë sektor synohet që të trajtohen deri në 80 për qind e tyre, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Këto komente kreu i MZHE-së, i bëri gjatë ceremonisë së inaugurimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Mramor të Prishtinës, ku të pranishëm ishin edhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, Ambasadori i Republikës Çeke Ivo Silhavy, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Prishtina”, etj.

Duke folur për investimet në këtë sektor, Ministri Lluka tha se tash së fundmi është vënë gurthemeli i impiantit për trajtim të ujërave të zeza edhe në qytetin e Gjakovës, dhe shumë shpejt do të vendoset në Pejë, derisa në Prizren është vendosur tash vonë.

“Po ashtu në Prishtinë jemi duke punuar në një projekt të tillë dhe sapo e kemi aprovuar javën e kaluar edhe për Ferizaj dhe tani në javët e ardhshme do të jetë Mitrovica dhe Gjilani, dhe besoj që të gjitha kryesore do të kenë trajtimin e ujërave pra impiantin kryesor që do të trajtoj diku rreth 80 për qind të ujërave të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, këto projekte kanë rëndësie të jashtëzakonshme sepse, mbulojnë fshatra, qytete dhe aktualisht ujërat e zeza derdhen në liqene.

Nga ana e tij, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se ndihma e Çekisë për projekte të tilla është e mirëseardhur, ndërkaq u shpreh falënderoi popullin e Çekisë./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit