Çelik: Disa qendra me ndikim nuk duan tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

Mos i humb

Zëdhënësi i Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AK), Omer Çelik, shprehu bindjen se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, do të këmbëngulë në vendimin e marrë kohë më parë për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

“Besojmë se presidenti i SHBA-së Donald Trump do të këmbëngulë në vendimin për tërheqje. Turqia ka kapacitete për të udhëhequr luftë kundër organizatës terroriste DEASH”, tha Çelik para gazetarëve në Ankara gjatë takimit të Këshillit Drejtues të Partisë AK.

Ai më tej shtoi se janë të vetëdishëm se ka disa qendra të caktuara të fuqishme lobimi brenda SHBA-së, por edhe jashtë saj, të cilat konsiderojnë se trupat amerikane nuk duhet të tërhiqen nga Siria.

“Çdo kush që flet për unitetin e Sirisë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, duhet të ketë një qëndrim parimor ndaj organizatave terroriste”, theksoi Çelik.

Po ashtu, ai theksoi nevojën e përpjekjeve kundër politikave që do të mund të shkaktonin një “Afganistan të dytë”.

“Duhet distancuar nga politikat që në fund të Mesdheut do të shkaktonin një Afgansitan të dytë. Në Detin Mesdhe nuk mbyten vetëm emigrantët, por mbarë njerëzimi”, ka thënë Çelik.

Ai potencoi se situata në terren në veri të Sirisë paraqet kërcënim për Turqinë.

“Gjendja në lindje të Eufratit, në veri të Sirisë, paraqet kërcënim primar për Turqinë, andaj Turqia do të eliminojë këtë kërcënim”, tha Çelik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit