Celulari kinez “kthen sytë” nga Amerika

Mos i humb

 

 

Kompania kineze e teknologjisë Xiaomi po kërkon që të hyjë në tregun amerikan.

 Sipas zëvendëspresidentit të kësaj kompanie, Wang Xiang, viti i ardhshëm do të jetë nisja e aventurës së re.

“Vitin tjetër ne shpresojmë se mund të bëjmë diçka atje,” tha Wang për Reuters, duke e quajtur tregun amerikan “shumë tërheqës”. Por, për krijuesin e “smartphone”-ve kinezë, shitja e telefonave të tij në SHBA do të jetë një sfidë e madhe.

Edhe konkurrenti kryesor i Xiaomi, Huawei, kishte plane të mëdha për zgjerim në tregun amerikan. Por, “AT&T” u tërhoq në fund nga marrëveshja pasi njerëzit në administratën Trump e bënë të qartë kundërshtimin e tyre ndaj kompanive kineze të teknologjisë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit