Ceremoni e pazakontë diplomimi në Gjermani

Mos i humb

Kufizimet e vendosura për përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit nuk e kanë penguar një shkollë të mesme në Gjermani që t’u organizojë një ceremoni diplomimi maturantëve.

Pasi punuan për konceptim për katër muaj, drejtuesit e shkollës u mundësuan nxënësve një ceremoni aspak të zakontë ku u respektuan rregullat e higjienës dhe distancimi fizik. Gjimnazi në Apolda përdori një hapësirë ku shikohen filma nga makina për të zhvilluar ceremoninë e diplomimit.

Drejtoresha e shkollës Birgit Rosner tha se atyre u desh që të anulonin festivalin që zhvillohej në atë hapësirë dhe kështu u erdhi dhe ideja.

“Në këtë mënyrë na erdhi ideja…Mblodhëm 3,000 euro nga sponsora dhe punuam për një koncept higjiene për katër muaj,” shpjegoi ajo.

Rezultati, diplomimi më “cool” në Gjermani, raporton Bild.

Të 46 maturantët u ulën në karrige, të cilat kishin 1.5 metra distancë nga njëra-tjetra në tre rreshta të drejtuar nga skena. Ndërsa, familjarët e tyre qëndruan në 120 makina pas tyre. Edhe distanca e automjeteve ishte e llogaritur.

Maturantët u thirrën në grupe nga tre, ndërsa familjarët e tyre në vend të duartrokitjeve i shoqëruan me një “valë borish” nga makinat. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit