Ceremoni përkujtimore për Ataturkun në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë

43
0

Në Ambasadat e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë sot janë mbajtur ceremonitë përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Në ceremoninë e organizuar në Ambasadën e Turqisë në Shkup, morën pjesë personeli i ambasadës dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend.

Umut Lütfi Öztürk, zv.shefi i misionit të ambasadës turke në Shkup mbajti një fjalim në ceremoninë që filloi me qëndrimin e nderit dhe me intonimin e himnit kombëtar.

Në fjalën e tij Öztürk tha se “Ataturku ishte një burrë shteti i madh dhe një udhëheqës global që me fjalët, parimet dhe praktikat e tij fitoi respekt jo vetëm në periudhën e tij dhe praninë e kombit turk, por përtej kohës dhe vendit të tij, në nivel universal”.

“Kombi ynë i cili është përfaqësues i një qasjeje që përqafon pavarësinë e plotë, di të kapërcejë pengesat përpara tij, nuk frikësohet nga vështirësitë. Ashtu sikurse sot edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë në rrugën që ka treguar Ataturku të tejkalojë një nga një këto pengesa, do të vazhdojë të zhvillohet, forcohet dhe zhvillohet”, tha Öztürk.

  • Kayar: Të kujtojmë idetë dhe veprat e Ataturkut

Në ceremoninë e organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë në ambientet e Institutit “Yunus Emre” Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të institucioneve të tjera turke në Shqipëri dhe qytetarë turq.

Të pranishmit nderuan figurën e Mustafa Kemal Ataturkut, me qëndrim nderi, ndërsa u intonua edhe himni i Republikës së Turqisë.

Përfaqësuesja e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, İlayda Bakırcı Kayar, në fjalën e saj në ceremoni foli rreth figurës së themeluesit të Republikës së Turqisë.

Kayar tha se ”Ajo që ne duhet të bëjmë nuk është vetëm të shprehim dhimbjen tonë, por në të njëjtën kohë të kujtojmë idetë dhe veprat e Ataturkut si dhe të mos harrojmë përgjegjësinë për atdheun tonë të cilin ai u la amanet të rinjve, të mbrojmë dhe zhvillojmë gjithmonë republikën tonë në drejtim të parimeve të tij”.

Në vazhdim Kayar tha se në vitet e fundit kanë vazhduar kërcënimet me të cilat Turqia është përballur nga brenda dhe jashtë saj. “Këto kërcënime politike dhe ekonomike arritën në pikën e kulmit në natën e 15 korrikut 2016. Disa qarqe punojnë me gjithë fuqinë e tyre për të parandaluar rritjen e vendit tonë dhe për të penguar ndikimin e saj që është në rritje”.

Ndërkohë në përfundim të ceremonisë, zyrtarët e institucioneve turke dhe pjesëmarrësit e tjerë vendosën lule pranë bustit të Ataturkut. Në nderim të Ataturkut u interpretuan këngë dhe poezi në gjuhën turke.

  • Köseoğlu: Ataturku një diplomat dhe burrë i madh shteti

Gjithashtu edhe Ambasada e Turqisë në Prishtinë sot ka mbajtur ceremoni përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Të pranishëm në këtë ngjarje përpos punonjësve të Ambasadës së Turqisë në Kosovë kanë qenë edhe pjesëtarë të KFOR-it Turk në Kosovë, TIKA-s, Institutit “Yunus Emre”, deputetë nga komuniteti turk në Kuvendin e Kosovës si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile e qytetarë.

Të pranishmëve në emër të ambasadorit Çagri Sakar, iu drejtua Sekretarja e tretë e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, Aslıhan Dilara Köseoğlu, e cila tha se Ataturku nuk është vetëm një ushtar dhe komandant trim që ka shpëtuar atdheun nga pushtimi armik, në të njëjtën kohë ai është një mësues, një diplomat dhe një burrë i madh shteti.

Köseoğlu tha se “Lufta e udhëheqësit të madh Ataturk për çlirimin kundër imperializmit arriti sukses duke u bashkuar me vendosmërinë e lartë të kombit turk. Si rezultat i fitores së madhe, kombi turk fitoi lirinë”.

Ajo theksoi se fakti që Turqia sot mund të luftojë me të njëjtën vendosmëri dhe sukses kundër më shumë se një organizate terroriste, është falë një shteti të madh të themeluar nga një burrë i madh shteti. “Uniteti dhe bashkimi kombëtar për të cilën ka folur edhe udhëheqësi ynë i madh, ka bërë që sot organizatat terroriste me duar të përgjakura si FETO, apo PKK/PYD/YPG dhe DEASH-i të mos realizojnë atë që duan pavarësisht se çfarë bëjnë”, shtoi Köseoğlu.

Atasheu ushtarak në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, İsmail Cenkeri Ersöz, tha se personalitete si Ataturku, rrënjët e të cilëve janë ngulitur në shpirtin e shoqërisë, janë të pavdekshëm, duke shtuar se “Ja pra edhe Ataturku është një personalitet i madh i cili duke prishur dekretin e vdekjes së popullit të tij, siguroi një vend të ri që mund të marrë frymë sërish në brendësi të atdheut të tij. Ai është një ushtar i madh me sukseset e tij në luftëra, një burrë i madh shteti me qeverisjen e tij, është një person universal me vlerat e paqes dhe dashurisë njerëzore”.

“Njerëz si Ataturku, ashtu sikurse nuk kanë lindur për një brez, nuk kanë lindur as për një periudhë të caktuar. Ata janë njerëz që me udhëheqjen e tyre do të mbizotërojnë në historinë e kombeve për shekuj”, tha Ersöz i cili ka njoftuar se përkujtimi i Ataturkut në 81-vjetorin e vdekjes së tij do të fitojë një kuptim vetëm me kuptimin e tij dhe ideve të tij.

“Sot, teksa si komb luftojmë me vendosmëri kundër terrorizmit dhe qarqeve keqdashëse, ne duhet të vazhdojmë me vendosmëri dhe me emocionin si në ditën e parë luftën tonë në rrugën e treguar nga Ataturk, për të arritur mbi nivelin e civilizimit duke e kuptuar më mirë se çdo herë atë, duke përfituar më mirë nga mendimet e tij si dhe duke menduar se çfarë mund të bëjmë më mirë për vendin dhe kombin tonë nën ndriçimin e shkencës”, shtoi Ersöz.

Kujtojmë se me programe dhe aktivitete të ndryshme në mbarë Turqinë dhe jashtë saj sot kujtohet 81-vjetori i ndarjes nga jeta të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës moderne të Turqisë. Mustafa Kemal Ataturk, ndërroi jetë më 10 nëntor 1938, në moshën 57-vjeçare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here