“Çështja e Krimesë është mbajtur lartë në axhendën botërore”

Mos i humb

Ambasada e Ukrainës në Ankara ka deklaruar se të gjitha masat ligjore do të merren për të kthyer sovranitetin e Krimesë.

“Tema e Krimesë padyshim është mbajtur lartë në axhendën botërore”, tha ambasada në një deklaratë të lëshuar për 5-vjetorin e pushtimit të Rusisë të Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetin Savastopol.

Në deklaratë u theksua se për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe të drejtat e popullatës në Krime, Ukraina zhvillon veprime aktive brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas deklaratës së ambasadës ukrainase, pushtimi rus ishte përpjekja e parë e një shteti sovran për të ndryshuar kufijtë e një shteti tjetër sovran që nga viti 1945.

“Duke kryer një agresion të armatosur, Rusia shkeli një numër të madh normash të së drejtës ndërkombëtare si dhe marrëveshje të shumta dypalëshe”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Rusia qëllimisht nuk respekton premtimet e veta për respektimin e kufijve ekzistues të Ukrainës të parashikuara në Memorandumin e Budapestit të vitit 1944.

“Republika Autonome e Krimesë dhe qyteti Savastopol mbeten pjesë integrale të Ukrainës, të cilat përkohësisht janë të pushtuara nga trupat ruse si rezultat i një akti agresioni”, shtoi ambasada, duke theksuar se Ukraina kurrë nuk do ta njohë aneksimin e paligjshëm.

Së bashku me shumë vende të Kombeve të Bashkuara (OKB), SHBA-të, Bashkimi Europian (BE) dhe Turqia nuk e kanë njohur Krimenë si territor rus.

Ukraina lindore është shkatërruar nga konflikti që nga marsi i vitit 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Palët në konflikt në shkurt të vitit 2015 nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit në Minsk të Bjellorusisë me ndërmjetësimin e Franës dhe Gjermanisë, por sipas OKB-së luftimet vazhduan duke marrë jetën e mbi 10 mijë personave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit