ÇFAR NDODHË NËSË SE PËRMEN EMRIN E ALLAHUT?

Mos i humb

ÇFAR NDODHË NËSË SE PËRMEN EMRIN E ALLAHUT?

Hudhejfeja r.a. thotë: “Ne, kur hanim ushqim së bash­ku me të Dërguarin e All-llahut, nuk e zgjatnim dorën në ushqim, para se t’ia fillonte Pejgamberi salallahu alejhi ve selme

Njëherë ishim duke ngrënë së bashku me Pejgamberin salallahu alejhi ve selme dhe erdhi një shërbëtore (xhari­je), sikur e shtyrë nga dikush, erdhi dhe deshi ta vërë dorën e saj në ushqim, por Pejgamberi salallahu alejhi ve selmee kapi për dore. Pastaj erdhi një be­du­in (malësor), sikur i shtyrë nga dikush, edhe këtë Pejgamberi salallahu alejhi ve selme e kapi për dore e pastaj tha:

“Vërtet, shejtanit i lejohet të hajë në ushqim nëse në të nuk është përmendur emri i All-llahut. Shejtani ka ardhur me këtë shërbëtore që të hajë së bashku me të, dhe për këtë unë e kapa për dore, e pengova të hajë. Pastaj shej­tani erdhi me këtë beduin, që nëpërmes tij të hajë, prandaj edhe këtë e kapa për dore, e pengova.

Pasha Atë, në dorën e të cilit ësh­të shpirti im, vërtet është dora e tij (shejtanit) në dorën time, me duart e tyre (të shërbëtores dhe beduinit) nuk kam vepruar me dë­shi­rën time, por me urdhrin e Tij i kam penguar që të hanë me ne, pa e përmendur emrin e All-llahut.” Pastaj i Dërguari i All-llahut e për­mendi emrin e All-llahut të Madhëruar.”

(Transmeton Muslimi)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit