Çfarë duhet të dimë për gungëzat në këmbë!

Mos i humb

Jeni familjarizuar me këto gjëndra në anën e brendshme të këmbës? Bëhet fjalë për një ënjtje të dhimbshme në bazën e gishtit të madh. Zakonisht shkaktohen nga konsumimi i pijeve dhe ushqimeve të larta në purine si mishi, guaskat dhe alkooli. Megjithatë, është dhe një lloj gunge që nuk ka lidhje me dietën, por ashtu si në rastin e parë, shkakton shumë dhimbje.

Shkaqet

Një gungëz krijohet kur gishti juaj i madh është i detyruar të shtyjë drejt ishtit tjetër. Kjo është diçka që shkakton e ënjtjen e nyjës së gishtit të madh duke qenë se shtyhet me forcë. Kjo rezulton një krijimin e një gungëze anësore në këmbën tuaj.

Shkaqet që nxisin krijimin e një gungëze mund të jenë të ndryshme:

Veshja e këpucëve të ngushta ose që mezi ju nxënë, gjë që gjithashtu përkeqëson edhe gungëzat ekzistuese.Trauma ose lëndime të këmbësNjë defekt strukturor i trashëguar nga prindëritArtrit ose sëmundje të tjera degjenerative të kyçeve

Shenjat dhe simptomatNjë gungëz mund të ngatërrohet lehtësisht me një gjëndër sepse të dyja prekin bazën e gishtit të madh, gjithashtu duke njësoj, por siç e përmendëm më herët ato ndryshojnë nga njëra tjetra sepse shkaktohen nga gjëra të ndryshme.

Një gungaz, ashtu si një gjëndër shkakton ënjtje në bazën e gishtit të madh. Gjithashtu lëkura është gjithashtu e kuqërremtë. Dhimbja mund të jetë e përhershme ose e vazhdueshme, në varësi se sa e fortë është ajo.

Komplikimet

Gungëzat, fatkeqësisht nuk janë si gjëndrat të cilat largohen vetë. Ato mund të largohen vetëm me anë të mjekimeve dhe ndryshimeve në dietë dhe stilin e jetesës. Sipas autoriteteve shëndetësore, e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një gungaz është ndërhyrja kirurgjikale.

Një person mund të ketë një gungaz dhe të jetojë një jetë normale sepse në raste shumë të rralla ajo shkakton komplikime.Në disa raste, megjithatë, një gungaz mund të shkaktojë disa probleme. Një prej tyre ka të bëjë me krijimin e inflamacionit dhe disa qeseve të mbushura me lëng në nyjën e gishtit të madh. Një tjetër komplikacion mund të jetë ‘efekti çekiç’, një lakim jo normal i nyjeve të mesme të gishtit, gjë që mund të shkaktojë dhimbje dhe presion.

Trajtimi

Në trajtimin e një gungëze merren parasysh se në ç’gradë është gjendja dhe intensiteti i dhimbjes. Ekzistojnë opsione konservative dhe kirurgjikale për trajtimin e saj.Për të trajtuar dhimbjet, ju mund të merrni qetësues dhimbjesh. Ndonjëherë mjekët, mund të rekomandojnë injeksione kortizonike për të ndihmuar në qetësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit, shkruan shije.al. Një medikament natyral i vlefshëm do të ishte aplikimi i një qeseje me akull.

Gjithashtu rekomandohen fashetat (të ngjashme me manikotat) që janë enkas për gungëzat dhe eliminojnë mungesën e komfortit që mund të shkaktojë mbajtja e këpucës.Nëse asnjë nga metodat konservative nuk ofron lehtësim të konsiderueshëm, atëherë zgjidhja e problemit përmes metodës kirurgjikale do të ishte e rekomandueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit