Çfarë i ofron islami njerëzimit? (mësoni)

Mos i humb

Islami e fton njeriun në të vërtetën dhe suksesin.

I ofron njeriut daljen nga errësira në dritë dhe i tregon mënyrën më të mirë për të jetuar. I tregon njeriut se jeta e jetuar në përputhje me të vërtetën është e vetmja që mund t’i sigurojë suksesin e vërtetë. I ofron njeriut bazat e qëndrueshme mbi të cilat mund të ndërtojë jetën e qetësisë dhe paqes, dhe i tregon se si ta bëjë

Me njohurinë e eksperiencën e tij të kufizuar dhe paragjykimet e tij subjektive, njeriu kurrë nuk mund vetë ta kuptojë të vërtetën për ekzistencën e tij apo të përcaktojë drejtimin e duhur për jetën e tij. Ai kurrë nuk mund të dijë origjinën dhe kuptimin e jetës së tij dhe Universin e gjerë, në të cilin gjendet. Kurrë nuk mund të zbulojë identitetin e tij të vërtetë, pozitën e funksionin e tij në Univers dhe destinacionin e tij.

Ai mund të pyes për këto gjëra, por kurrë nuk do të marrë përgjigje të kënaqshme. Madje, nuk mund të kuptojë veten mirë dhe të mbetet kështu një i huaj për veten e tij.
Pa përgjigje të qarta, gjithëpërfshirëse dhe konsistente në këto pyetje, jeta e njeriut mbetet e errët, e zbrazët dhe pa kuptim, një mister i pazgjidhshëm dhe një barrë e padurueshme. Ai kërkon nga gafa në gafë, dëshpërim pas dëshpërimi, dhe kurrë nuk gjen paqe, shpresë dhe qetësi në zemrën e tij – një gjendje e dëshpërimit të papërshkrueshëm.

Për të dalë nga ky hutim dhe nga kjo agoni, njeriu mund të ndihmohet nga dikush që është i lirë nga të gjitha kufizimet, i cili është perfekt në njohuri dhe kuptim, dhe gjithashtu perfekt në aftësi dhe i cili është i vëmendshëm e i mirë me njeriun. A ekziston ndonjë ndihmë e tillë që është në dispozicion për njeriun? A ka ndonjë shpresë për njeriun për t’i dhënë jetës një kuptim dhe qëllim?

Islami e ofron këtë ndihmë dhe shpresë

Së pari, Islami ofron shpjegim të qartë, konsistent dhe gjithëpërfshirës për Universin dhe gjithçka që ekziston në të, duke përfshirë edhe jetën e njeriut. Ai i tregon njeriut për ekzistimin e Krijuesit dhe Zotit të Universit, i cili është mbi çdo kufizim. Ai është i përsosur në fuqi, dituri dhe urtësi. Ai është i përjetshëm. Ai nuk ka shok, dhe askush nuk është i njëjtë me të. Ai është unik, ndryshe nga çdo gjë apo çdokush që njohim.

Krijuesi dhe Sunduesi i gjithë kësaj është Allllahu (i lartësuar në lavd dhe pushtet). Islami jo vetëm që thotë se Ai ekziston, por gjithashtu ofron arsyetim të mjaftueshëm për njeriun për të pranuar këtë të vërtetë.

All-llahu i Lartësuar mund të krijojë çka të dojë nga asgjëja dhe të përcaktojë funksionin e tij. Universi dhe rregullimi i tij është rezultat i dëshirës së Tij dhe do të ekzistojë vetëm sa të dëshirojë Ai. Ekzistojnë vetëm dy aspekte të skemës së Tij për gjërat, Krijuesi i Vetëm dhe krijesat e Tij.

Të dyja janë të dallueshme. Krijimi është i varur nga Ai, por Ai nuk është i varur nga askush apo asgjë, dhe pasi Ai është i përjetshëm, krijimi është vetëm i përkohshëm. Një ditë Ai do t’i japë fund këtij rregullimi të krijimit.

Nuk ka fuqi që mund të shmangë, shpejtojë apo të shtyjë këtë që do të vijë. Nuk ka asnjë fuqi të aftë për ndalimin e dëshirës së Tij. Vetëm All-llahu xh.sh. është i vetmi i vërtetë dhe realitet i përjetshëm, dhe vetëm krijimi ka ekzistencë të shkurtër.
All llahu xh.sh. ka krijuar gjithçka me një qëllim.
Asgjë nuk është e rastit apo aksidentale. Gjithçka që është krijuar i është përcaktuar një funksion dhe destinim. All-llahu është i Zgjuar dhe është i njohur për gjithçka. Asgjë nuk mund t’i ikë shikimit apo dëgjimit të Tij. Asgjë nuk është sekret për Të.

Kjo është e vërteta më fondamentale për të cilën Islami fton njeriun.
Kjo është zemra e Islamit apo themeli mbi të cilin qëndron Islami.

Kjo është e vërteta e shprehur nga konceptet islame të Tavhidit (Njëshmërisë së All-llaut). Çdo gjë tjetër në Islam pason këtë të vërtetë të vetme.

Vetëm e vërteta mund të shpëtojë njeriun. Në mungesë të së vërtetës, ekziston vetëm një errësirë e pakalueshme dhe gënjeshtër që e vë në kurth dhe e shkatërron njeriun. Por, njeriu nuk mund të krijojë të vërtetën. Ai mund vetëm të spekulojë, hamendësojë dhe krijojë thjesht iluzione që plasin si flluska. Më së shumti që mund të bëjë është të jetë i etur për të vërtetën, ta njohë dhe ta pranojë atë kurdo që shfaqet dhe pastaj të përpiqet t’i bashkohet asaj.

Njeriu nuk mund të krijojë as kuptimin e vlerën.
Që çdo gjë të ketë ndonjë kuptim në të, universi duhet të ketë një kuptim. Mund të mos ketë asnjë kuptim për njeriun, nëse Universi në të cilin jeton nuk ka asnjë kuptim; atëherë do të ketë vetëm konfuzion dhe çrregullim të verbër. Nuk mund të ketë asnjë vlerë në Univers pa kuptim. Kuptimi dhe vlera nuk mund të lindin apo krijohen nga njeriu prej boshllëkut.

Që të dyja procedohen nga Krijuesi dhe Sunduesi i Universit dhe Dizajnuesi i destinimit të tij. Vetëm Ai mund t’i japë kuptim dhe vlerë çdo gjëje që dëshiron. Vetëm ajo që Ai i jep kuptim është kuptimplotë, vetëm asaj që i jep vlerë është me vlerë. Ata nuk kanë ekzistencë të pavarur nga Ai, si asgjë tjetër që nuk ka në Univers.

Vetëm pasi njeriu ka kuptuar të vërtetën e tevhidit, ai e ka gjetur spirancën e jetës së tij, e cila mund ta shpëtojë nga lëvizja pa asnjë qëllim në baticat e ndryshueshme të kësaj bote, duke ngecur në shkëmbinjtë e konfuzionit dhe iluzionit.

Me këtë njohuri të Zotit të Universit, njeriu e kupton tani se jeton në një Univers kuptimplotë dhe se jeta e tij ka një kuptim dhe qëllim. Vetëm mbi këtë bazë të qëndrueshme, njeriu mund të ndërtojë jetën e tij pa asnjë frikë nga shkatërrimi, një jetë të lirë nga fragmentimi i dhimbshëm dhe kontradiktat e papajtueshme.

Së dyti, Islami i tregon njeriut se kush është, cili është pozicioni dhe funksioni i tij në Univers dhe se nga po shkon.

Njeriu është qenie e krijuar që jeton në një univers të krijuar. Ai i përket Krijuesit dhe Sunduesit të tij. Ai është një rob i All-llahut xh.sh., sikur gjithçka tjetër në Univers. Por, Krijuesi dhe Sunduesi i tij i kanë dhënë kësaj krijese të vogël në këtë Univers të madh një pozitë të veçantë, pozitën e khalifas apo trashëgimtarit në tokë.

Edhe si çdo rob besnik që i bindet zotërisë të tij dhe i kryen detyrat që i janë caktuar atij, njeriu si rob i All-llahut xh.sh. duhet t’i bindet Atij dhe t’i kryejë detyrat që i janë caktuar.
Sikur çdo njeri i ndershëm dhe i sinqertë, njeriut duhet të përmbushë me besnikëri besimin e tij. Ky është adhurimi. Shkalla e besimit është e gjerë sa edhe vetë jeta. Asnjë pjesë e jetës së njeriut nuk është jashtë domenit të tij.

Megjithatë, njeriut i është dhënë liria për t’iu bindur Zotit të tij dhe të përmbushë besimin e tij apo jo. Në këtë, njeriu dallon nga krijesat tjera. Çdo krijesë tjetër i bindet All-llahut dhe kurrë nuk devijon nga kursi që i është përcaktuar.

Njeriut i është dhënë zgjidhja, zgjidhja që t’i bindet Zotit të tij apo të jetë i pabindur. Gjithashtu, njeriut i është treguar se liria e tij ka implikime të jashtëzakonshme për të. Jeta e tij në këtë botë është një test. Zoti i tij dëshiron të shohë nëse njeriu zgjedh të jetojë një jetë të bindjes apo të rebelimit dhe një ditë Ai do të gjykojë njeriun për zgjedhjen e tij.

Për të vendosur bazën për këtë ngjarje unike, Zoti i Universit ka caktuar një ditë për t’i dhënë fund këtij rregulli të Universit. Ai do t’i mbledhë të gjithë në një asamble të madhe të gjithë njerëzit që kanë jetuar në këtë botë. Asnjë njeri nuk mund të shmangë apo të shtyjë ardhjen e kësaj dite historike.

Vdekja nuk sjell fundin e jetës së njeriut.
Ajo vetëm është portë për një jetë tjetër në botën tjetër me një rend të ndryshëm, ku do të jetë përballë me Zotin e tij. Në atë botë të re, liria e vogël e njeriut që ka gëzuar në këtë jetë do t’i merret. Ai do të jetë plotësisht në duart e Zotit të tij. Pastaj njeriu do të japë përgjegjësi për përdorimin e jetës së tij dhe për dhuratat e mirësitë e kësaj bote që i kishte në dispozicion nga Zoti i tij.

Llogaridhënia do të jetë absolutisht e plotë. Asgjë që ky njeri e ka ndjerë, menduar apo vepruar nuk do të mbetet jashtë. Nuk do ketë mungesë të provave për të dëshmuar për apo kundër tij. Askush nuk do të ketë kapacitetin për të mohuar, shtrembëruar apo për të falsifikuar provat.

Ky do të jetë një gjykim i paprecedent mbi një shkallë të paprecedent. Kjo do të jetë një ditë e zymtë për njeriun.

Çdonjëri do të shpërblehet apo do të ndëshkohet nga Zoti i tij në bazë të përdorimit të lirisë së tij në këtë jetë – qoftë nëse ka zgjedhur të jetë i bindur ndaj Zotit apo i pabindur. Që të dyja, shpërblimi dhe ndëshkimi do të jenë të mëdha, mbi çdo gjë që njeriu mund të imagjinojë. Pastaj, ai do të gjejë shtëpinë e tij finale, xhenetin apo xhehenemin, cilado që e meriton, për të jetuar përgjithmonë.
Kjo do të jetë dita më e madhe e së vërtetës dhe realitet për njeriun.

Kjo do të jetë dita e zgjimit të tij të plotë. Ai do të kuptojë dyshimin apo konfuzionin më të vogël se çka ishte në të vërtetë, se cili është suksesi real dhe gëzimi i vërtetë, dhe çka është dështimi real dhe mjerimi i vërtetë. Ai do të kuptojë se cila e vërtetë është reale dhe çka është e rremë e iluzore. Ai do të shohë se çka ndërtuar për veten gjatë gjithë jetës së tij, si vendbanim të tij final, një lumturi e përhershme apo mjerim. Ai do të kuptojë sesi gjatë jetës së tij ka qenë i angazhuar në krijimin e fatit të vet që tani e ka gjetur.

Sigurisht, është e vërtetë se All-llahu xh.sh. është i mëshirshëm dhe mund të falë çdokënd. Por, kjo është e drejtë e Tij. Ai do të falë kë të dojë. Askush nuk e di se cilët do të jenë këta fatlumë.

Nuk ka asgjë të pabesueshme në gjithë këtë. Ai që ka krijuar njeriun dhe këtë Univers mund të bëjë çdo gjë. Ai mund të krijojë dhe rikrijojë çdo gjë në çdo kohë e në çdo formë apo mënyrë. Ai vetëm duhet ta dëshirojë këtë.

Ky është ahireti në Islam.
Ai i jep sens dhe kuptim jetës së njeriut. Ai e sjell njeriun në rrethin e plotë dhe i bën bashkë të gjitha enigmat e jetës së tij. Atëherë, kompletohet fotoja. Gjatë gjithë jetës së tij, njeriu me mjaft dëshpërim përpiqet për qëndrueshmëri, përpiqet për diçka që e do, dhe është i gëzuar të qëndrojë me të. Por, në vend të kësaj e gjen se gjithçka ka kaluar; koha përpin çdo gjë.

Kjo përpjekje e njeriut për qëndrueshmëri përmbushet tani, përmbushet në një mënyrë që njeriu kurrë nuk e përfytyron. Ai e kupton tani se vështirësitë, privimet, fyerjet dhe poshtërimet që ka përjetuar, sakrificat që ka bërë për të mbetur në rrugën e drejtë, që të gjitha janë ruajtur në mënyrë të mrekullueshme, janë ushqyer dhe në fund janë transformuar për mrekulli nga Zoti i tij për t’i dhënë gëzim dhe kënaqësi. Asgjë nuk ka humbur.

Së treti, Islami i tregon qartë njeriut se ai mund t’i bindet All-llahut dhe të kryejë obligimet e tij si trashëgimtar i Tij. Zoti i tij ka qenë më i mëshirshmi dhe nuk e ka lënë njeriun në errësirë për ta lënë në mëdyshje mbi këto çështje shumë vendimtare. Ai mund të vazhdojë përmes udhëtimit të jetës së tij me besim dhe shpresë. Ai vetëm duhet t’i kthehet Kur’anit, Librit të Udhëzimit nga All-llahu xh.sh. për njeriun dhe Muhamedit a.s., Mesazhit final të All-llahut xh.sh.

Së bashku, Kur’ani dhe Muhamedi a.s. i ofrojnë njeriut një program të detajuar për jetën e tij. Atë që Kur’ani e thotë parimisht apo shkurtimisht e shpjegon Muhamedi a.s. me detaje dhe e vë në praktikë në vetë jetën e tij, duke i ftuar të tjerët ta ndjekin atë. Askush nuk e ka lexuar Kur’anin më mirë se ai, e as nuk do ta arrijë këtë. Askush nuk ka jetuar me udhëzimin e Kur’anit më mirë se ai, e as nuk do ta arrijë këtë. Ka kaptina në Kur’an që vetëm ai kishte çelësin për t’i hapur.

Askush nuk e ka kuptuar vullnetin e All-llahut xh.sh. më mirë se ai.
Kështu, ndjekja e shembujve të Muhamedit a.s. është bindja ndaj vullnetit të All-llahut xh.sh. në mënyrën më të mirë. Zoti i njeriut ishte pafundësisht i mirë në sigurimin e profetit të Tij si një model perfekt për ne për ta pasuar me dashuri dhe mirënjohje, dhe përmes kursit të jetës së tij të përditshme deri në përfundimin e tij, të sigurohemi se ai është rruga e nënshtrimit ndaj Zotit, rruga e dëshiruar nga Ai, dhe vetë suksesi i tij në këtë jetë dhe në jetën e përjetshme.

Programi i jetës që Islami i ofron njeriut është gjithëpërfshirës me ekuilibër dhe harmoni. Ai ka hartuar gjithë udhëtimin e njeriut që nga lindja e deri në vdekje, duke e çuar drejt portës së përjetësisë. Ai merr në konsideratë marrëdhënien e njeriut me Krijuesin e Zotin e tij, marrëdhënien e tij me mësuesin e tij, Profetin e All-llahut xh.sh., me veten e tij dhe me qeniet e tjera njerëzore, dhe me krijesat e tjera të All-llahut xh.sh., të gjalla dhe të pajeta, dhe i tregon mënyrën më praktike e më efikase për të mbikëqyrë këto marrëdhënie.

Ai ka hapësirë të mjaftueshme për ushqimin e shpirtit të tij të brendshëm si dhe jetës së tij të jashtme me veprime. Duke ndjekur këtë program, njeriu mund të pastrojë veten nga të gjithë papastërtitë dhe të ngrejë jetën e tij në thelbin ideal. Këto janë mjetet me të cilat mund të ndërtojë jetën e tij të paqes dhe shpresës.

Së katërti, gjithashtu Islami i tregon njeriut për veten e tij. Për të qenë në gjendje të përdorë në mënyrën më të mirë veten dhe të ruhet kundër rreziqeve që e rrethojnë, njeriu duhet të shohë veten tërësisht në një dritë të qartë e të palëkundur. Islami i tregon fuqitë dhe dobësitë e tij. Ai hapet për opinionin e tij për të gjitha anët e fshehta të natyrës së tij.

Duke e njohur veten në këtë mënyrë, ai mund të bëhet i vetëdijshëm për mundësitë e rrënjosura në natyrën e tij – për mundësinë e fisnikërimit të tij apo të rrëzimit të tij.

Ai i ekspozon kolosët e tmerrshëm që janë brenda tij dhe punojnë vazhdimisht për shkatërrimin e tij. Ai e paralajmëron në mënyrë lajkatuese njeriun për kapacitetin e tij të madh për të mashtruar vetveten – për të vepruar si armiku i vet.

Me diturinë dhe kuptimin e tij të kufizuar dhe anësinë drejt vetes, njeriu kurrë mund të mos e kuptojë veten ashtu siç duhet.
Vetëm All-llahu xh.sh. që e ka krijuar dhe e ka dizajnuar njeriun mund ta sigurojë këtë njohuri për njeriun. Islami nuk i tregon njeriut vetëm atë që është brenda tij, por i tregon në detaje se si të përforcojë fuqitë e tij dhe të ruhet nga këta përbindësh të brendshëm. Programi i jetës që Islami i ofron njeriut është i bazuar në mënyra dhe mjete për të siguruar këto qëllime të dyfishta.

Së pesti, Islami i ekspozon djallin njeriut, si armiku i tij i përbetuar, i cili kërkon të posedojë shpirtin e tij dhe ta shkatërrojë kështu atë. Ai i tregon njeriut se shejtani është i pranishëm kudo, dhe sa dinake etë ndryshme janë mënyrat e tij. Ai punon ditë e natë dhe nuk pushon kurrë. Ai ngre kurthet e tij kudo, duke i bëri të këndshme dhe atraktive të gjitha ato që janë të mallkuara për njeriun. Gënjeshtrat e shejtanit, joshjet, ryshfetet dhe kërcënimet.

Ai i di të gjitha artet e bindjes, si dhe të torturës. Ai ka agjentë në mesin e njerëzve. Kundër këtij armiku të fuqishëm, njeriu nuk mund të mbrohet ndryshe vetëm nëse kërkon mbrojtje nga Zoti i Universit, i cili është gjithashtu Krijuesi dhe Zoti i tij. Islami thotë se Zoti i tij tashmë ka armatosur njeriun kundër këtij rreziku. Ai i ka treguar njeriut mënyrën e sigurt për ta njohur shejtanin dhe mënyrat e tij, të luftojë kundër tij dhe të prishë planet e tij.

Së gjashti, Islami i ofron njeriut një kriter të pandryshuar për të dalluar midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, të shenjtës dhe profanes, të drejtës dhe të gabuarës.

Me këtë kriter në posedim të tij, ai ka një dritë të vërtetë dhe një armë të mprehtë për të prerë xhunglën e kësaj bote dhe të lëvizë para për të arritur shtëpinë e tij finale dhe të fundit, ku Zoti i tij do ta mirëpresë. Ai mund të përballet me të gjitha pasiguritë e jetës dhe të shpëtojë veten nga të qenit i shqyer nga teket dhe furitë e kësaj bote.

Së shtati, Islami ndalon dëshpërimin dhe i ofron njeriut shpresën që është e gatshme dhe e afërt. Sado që të jetë njeriu i dobët, injorant, gabimtar, i kotë, i pabindur dhe i dalldisur, ai nuk duhet të dëshpërohet. Ai kurrë nuk është i braktisur dhe i humbur përgjithmonë.

Megjithatë, sado e madhe që të jetë mosbindja ndaj Zotit të tij dhe mëkatet e tij, ai gjithmonë mund të rikuperojë veten. Ai mund të ketë mëshirën e faljen e All-llahut dhe të shpengojë veten.

Kjo është sikur të lindë përsëri pa asnjë njollë apo cen. Zoti i tij ka thënë:
“…Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. Kthehuni te Zoti
juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk
do të mund t’ju ndihmojë kush”. (Zumar: 53-54)

Qeveritë dhe komunitetet nuk mund të falin çdo shkelje të anëtarëve të tyre për një arsye të thjeshtë se gjithë sistemi njerëzor dhe angazhimet janë me të meta dhe të cenueshme. Vetëm All-llahu xh.sh. mund të falë gjithçka: asgjë nuk e rrezikon apo dëmton Atë.

Së teti, Islami i ofron njeriut ngushëllimin që kërkon. Njeriu e jeton këtë jetë me zemër të plagosur. Pikëllimi, zhgënjimi, humbja dhe padrejtësia e prek çdo ditë. Nganjëherë ato duken aksidentale dhe të pamerituara, dhe prandaj njeriu ndjehet i habitur dhe i dëmtuar.

Por, Islami e siguron atë se Zoti i tij është i vetëdijshëm për ndodhjen e gjithë këtyre dhe premton se një ditë do të kompensojë njeriun për të gjitha dhimbjet që ka përjetuar në këtë botë. Të gjitha vuajtjet do të kthehen në gëzim të paimagjinueshëm. Të gjitha plagët në zemrën e njeriut do të shërohen përgjithmonë, duke mos lënë asnjë mbresë; ai nuk do të ketë më ankesa. Zemra e tij do të mbushet me gëzim të madh dhe kënaqësia kurrë nuk do të humbet më.

Vetëm se njeriu duhet të presë me durim me besim dhe të shpresojë për ardhjen e kësaj dite të pasur dhe të gëzuar. Për këtë, Muhamedi a.s. i ka thënë sahabëve të tij se për myslimanin nuk ka humbje: “E çuditshme është puna e besimtarit.

Në fakt, të gjitha punët janë të mira për të. Nëse i ndodh ndonjë e mirë, ai e falënderon All-llahun dhe ajo do të jetë më e mirë për të. Nëse i ndodh ndonjë e keqe, ai tregohet i durueshëm dhe ajo do të jetë më e mirë për të.Dhe kjo i ndodh vetëm besimtarit.” (Muslimi)

E gjithë kjo është e lehtë për All-llahun xh.sh., Krijuesin e Universit dhe dhënësit të jetës e të mbështetjes së saj. Ai mund të sjellë prapa e të krijojë dhe të rikrijojë çdo gjë dhe të ndryshojë gjendjen e zemrës së njeriut. Këto janë ofertat që Islami i bën njerëzimit. A ka ndokush që mund të thotë sinqerisht se nuk ka nevojë për to?

A mund të gjejë këto oferta diku tjetër? Njeriu nuk guxon t’i marrë të lehta; ai duhet t’i mendojë shumë seriozisht.
Çfarë jete është ajo, nëse njeriu nuk e di kush është, nga vjen, çka bën, pse është këtu, çfarë është kjo botë ku jeton, si duhet të jetojë më së miri, çfarë shprese ka kur humb apo ka mungesë të virtyteve, dhe çfarë ngushëllimi ka në dhimbje?

Nuk ka asnjë. Njeriu atëherë duhet të jetë në ankth të pashqiptuar. Njeriu nuk mund të ndërtojë asnjë të vërtetë apo kuptim për jetën e tij, e as nuk mund të krijojë asnjë shpresë apo ngushëllim për veten. Konstrukti i njeriut nuk duron, ai shkërmoqet para se të përfundojë apo vihet në përdorim.

E vërteta që Islami ia zbulon njeriut është e qëndrueshme dhe jetëgjatë, dhe programi i jetës që e skicon për të është brenda kapacitetit të tij për ta ndjekur. Kështu, thirrja e Islamit është thirrje për jetën, jetën e vërtetë dhe ofertat që bën janë oferta për dikë që është në ankth të vërtetë. Për këtë, All-llahu xh.sh., e fton njeriun me këto fjalën: ”O besimtarë! Binduni All-llahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë…”. (el-Enfal: 24)

Një pikë të fundit që duhet përmendur. Islami pohon se Kur’ani është shpallja e fundit nga All-llahu xh.sh. për udhëzimin e njeriut dhe se Muhamedi a.s. është i Dërguari i Tij, dhe dy dokumentet bazë mbi të cilat mbështetet Islami, Kur’ani dhe hadithi, janë historikisht autentike. Pohimet mund të verifikohen lehtë.
Këto dokumente vazhdojnë të jenë të paprekura, në formën e tyre origjinale dhe në dispozicion për çdokënd. Ato nuk kanë pësuar asnjë ndryshim apo humbje. Çdokush që dëshiron mund t’i ekzaminojë ato dhe të kuptojë të vërtetën.

Përktheu nga anglisht:
Fuad Morina

A. K. M. Mohiuddin, profesor në pension i gjuhës angleze, Bangladesh.
Përktheu nga anglisht:
Fuad Morina

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit