Çfarë je duke pritur?! Dyert e pendimit janë të hapura!

Mos i humb

Çfarë Je Duke Pritur?!! … Dyert E Pendimit Janë Të Hapura

Të gjithë falenderimet I takojnë vetëm All-llahut, Falësit të mëkateve, Pranuesit të pendimit, Ndëshkuesit të ashpër. Ai është që hap dyert për ata që kërkojnë faljen e Tij, dhe Ai është që lehtëson shkaqet, arsyen, motivin për ata që kërkojnë pendim. Paqja qoftë mbi të Dërguarin e All-llahut salall-llahu alejhi ve selem (që All-llahu e dërgoi si mëshirë për njerëzit) dhe familjen e tij dhe as’habët e tij.

Të gjithë ne jemi mëkatarë:

Të gjithë ne jemi mëkatarë … Të gjithë ne jemi gabimtarë … E kujtojmë All-llahun në disa çaste dhe e harrojmë Atë në disa tjera, i shikojmë veprat tona në një kohë dhe jemi të pavëmendshëm në kohët tjera.

Ne të gjithë kemi mëkate dhe gjithmonë bëjmë gabime. As unë dhe as ju nuk jemi të pagabueshëm. I Dërguari I All-llahut salall-llahu alejhi vem selem, tha: “Të gjithë bijt e Ademit janë mëkatarë dhe më i mirë prej mëkatarëve është ai që pendohet.” (Transmetuar nga Tirmidhiu, Ahmedi, Ibn mAxhe dhe sheikh Albani e ka klasifikuar si hasen (ë mirë)).

Mirëpo … Çfarë do të thotë pendimi?

Pendim do të thotë të përmbahemi, shmangemi (së brendshmi dhe së jashtmi) nga ajo që All-llahu e urren, dhe për të bërë (së brendshmi dhe nga pamja e jashtme) atë që All-llahu pëlqen. Pendimi është esenca, thelbi i legjislacioneve të Islamit dhe argument i besimit.

Pendimi është udhëzim që mbron nga dëshpërimi dhe humbja e shpresave. Është burim rrjedhës i çdo mirësie dhe lumturie në këtë botë dhe në botën tjetër.

Pendimi është esenca, thelbi i fesë, burimi i jetës dhe arsyeja e lumturisë. Ai është fillimi, mesi dhe fundi _ është fillim i robit dhe fundi i tij.

Pendim do të thotë që të përmbahemi nga mëkati për shkak të frikës ndaj All-llahut, ndjenja e keqardhjes, ndjenja fajtor për të bërë atë, dhe për tu përcaktuar për të mos bërë atë përsëri aq sa kemi mundësi. Pendim është ndjenjë e fajit mbi atë që ka ndodhur, duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut në veprat e tashme dhe të ardhme, dhe duke u përmbajtur nga mëkatet.

Pse të pendohemi?

Një person mund të pyesë:

Pse duhet të heqë dorë nga mëkati që më jep kënaqësi?

Pse duhet të ndalojë shikuari filma dhe të ndëgjuarit muzikë, ndërsa ata më japin pushim, qetësim, çlodhje ?

Pse duhet të përmbahem nga thirrjet telefonike të pahijëshme që kam dëshirë?

Pse duhet të ndalem së shikuari haramë, ndërsa kjo më jep kënaqësi?

Pse duhet të jem i prangosur me namazin dhe agjërimin ndërsa nuk më pëlqen të jem i lidhur e as i prangosur?

Pse … Pse … Pse …

A nuk është e mirë për personin që të bëjë çdo gjë që i jep atij / asaj kënaqësi dhe pushim? Çfarë më jep kënaqësi është ajo që ju e quani “mëkat”. Pra, pse duhet të pendohem?

O vëllau im i dashur dhe ti motër e nderuarë, para se t’i përgjigjem pyetjes tënde, unë dua që ti të dish se nuk kam kërkuar asgjë, pos kënaqësisë tënde, duke shpresuar asgjë, pos pushimit tënd, dhe duke menduar asgjë, pos mirësinë tënde në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.

Tani, do t’i përgjigjem pyetjes tënde. Duhet të pendohesh, sepse;

1 – Pendimi është bindje ndaj urdhërave të Zotit tënd, Ai është që ka urdhëruar atë duke thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا

“O ju që keni besuar, pendohuni te All-llahu me një pendim të sinqertë …” (Et Tahrim 8)

Dhe urdhëri i All-llahut meriton që të pranohet me dëshirë dhe respekt.

2 – Kjo është një shkak për suksesin tënd në këtë botë dhe në botën tjetër, All-llahu i Gjithëfuqishëm thotë:

وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

“ … Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (En Nur 31)

Prandaj, zemra nuk ndjenë mirësinë, suksesinë, kënaqësinë dhe lumturinë, përveç kur ai adhuron Zotin e tij dhe pendohet tek Ai I Larti.

3 – Kjo është një arsye për të fituar dashurinë e All-llahut, All-llahu i Gjithëfuqishëm thotë:

إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ

“ … All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.” (El Bekareh 222)

A ka kënaqësi më të mirë se sa kënaqësia që e ndjen, kur ai / ajo e din se All-llahu e donë, kur ai / ajo është penduar tek Ai Subhaneh i pa të meta ?!

4 – Kjo është një arsye për të hyrë në Xhennet dhe për të shpëtuar nga zjarri i Xhehennemit, All-llahu i Gjithëfuqishëm thotë:

فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلَاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ ۖ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيًّا

مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ شَيْئًا

“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gajja). Me pëjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në Xhennet dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” (Merjem 59-60)

A ka diç që meriton të kërkohet, më shumë se Xhenneti ?!

5 – Kjo është një shkak për të pasur bekime dhe rritje në fuqi, pasuri e fëmijë, All-llahu i Gjithëfuqishëm thotë:

وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَىٰ دَارِ السَّلَامِ وَيَهْدِي مَن يَشَاءُ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ

“All-llahu thërret për në Xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.” (Junus 25)

Dhe Ai thotë:

فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّارًا يُرْسِلِ السَّمَاءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا وَيُمْدِدْكُم بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَارًا

“Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh 10-12)

6 – Kjo është një arsye për shlyerjen e mëkateve dhe shëndrimin e tyre në vepra të mira, All-llahu i Gjithëfuqishëm thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ

“O ju që keni besuar, pendohuni te All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’u shpie në Xhennete, nën të cilat rrjedhin lumenj …” (Tahrim 8)

Dhe Ai I Lartmadhëruari thotë:

إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

“Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë.” (EL Furkan 70)

Vëlla musliman / motër muslimane …

A nuk janë këto mirësi dhe vlera – dhe shumë të tjera përveç tyre – që meritojnë të jenë të kërkuara me anë të pendimit ?!

Pse e privojmë vetveten nga kënaqësitë e tyre?! … Pse i bëjmë padrejtësi vetvetes tonë me mëkatim ndaj All-llahut dhe e privojmë vetveten nga fitimi i kënaqësisë së Tij?! … Ne duhet të bëjmë atë që na sjell këto rezultate, dhe fryte.

Lus All-llahunh Subhanehu ve Teala të na e mundëson pendimin në këtë muaj të bekuar, gjatë të cilit dyert e Xhennetit dhe dyert e pendimit janë të hapura.

Pendohu … Çfarë je duke pritur ?!!

Përktheu: Ummu Muhlisa

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit