Çfarë ju ndodh nëse konsumoni hudhër çdo ditë?

Mos i humb

Hudhra është një bimë të cilën secili prej nesh e ka provuar të paktën njëherë. Ne jemi mësuar me të sa që nuk i vërejmë të mirat që i ka ajo. A e keni ditur se të mirat e hudrës nuk janë vetëm për të mbrojtur nga gripi?

KosovaPost do ju tregojë se pse ju duhet të hani hudër çdo ditë?

1. Do të jeni më tërheqës

Hudra i bën burrat më tërheqës. Megjithëse është menduar se era e hudrës largon dëshirën për të komunikuar, studimet e fundit kanë dëshmuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Kushti i vetëm është të hani dy copa hudhër, 12 orë para një takimi në mënyrë që t`i bëni përshtypje një gruaje.

Siç duket, gratë çmenden për aromën e trupit të një njeriu që ka ngrënë hudhër. Megjithatë, ky fenomen është vështirë i shpjegueshëm nga shkencëtarët.

2. Sistemi imunitar do të përmirësohet

Fakti që hudhra na mbron nga viruset e ndryshme dhe nga të ftofti ka qenë e njohur edhe nga gjyshërit tanë. Por shkencëtarët kanë konfirmuar edhe një herë se duhet të konsumojmë vazhdimisht hudhër në mënyrë që të mos sëmuremi gjatë dimrit. Kjo për shkak se përmbanë një numër të madh të vitaminave, vajrave të nevojshëm dhe aminoacidet.

3. Tensioni i gjakut do të stabilizohet

Shtoni në dietën tuaj një hudhër nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut. Dhimbjet e kokës do të zhduken së bashku me tensionin e lartë. Në mënyrë që ta shëroni hipertensionin, ju duhet të hani 4 thelbinj të hudhrës në ditë. Hudhra gjithashtu zbret kolestorolin në gjak deri në 10-15 %, që do të thotë se rreziku për sulm në zemër reduktohet për 50%.

4. Kujtesa juaj do të përmirësohet

Sipas një teorie, trupi i njeriut dhe mosha e trurit për shkak të një oksidimi kimik reagon kur konsumojmë ushqim e oksigjen dhe prodhon energji. Por ky proces shkatërron qelizat dhe me kalimin e kohës lëkura bëhet e zbehtë dhe truri ndalon të jetë po aq i mprehtë. Antioksidantët luftojnë kundër oksidimit të tepruar dhe na ndihmojnë të mbajmë rininë.

Kompanitë farmaceutike i shesin shtesat antioksiduese për shuma të mëdha parash. Megjithatë, hudhra e thjeshtë përmban një mori komponentësh që parandalojnë plakjen e trurit dhe nuk kushton shumë. Njerëzit e moshuar që e konsumojnë zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit, ndërsa të rinjtë mund të përmirësojnë kujtesën e tyre dhe të rrisin produktivitetin e trurit. E gjithë çfarë u duhet të bëni është të hani hudhër në baza ditore.

5.  Flokët dhe Lëkura juaj do të iu përmirësohet gjithashtu

Hudhra nxit rritjen e flokëve duke i bërë ata më të gjatë dhe më të trashë.

Fibroblastet (qelizat përgjegjëse për rinovimin e lëkurës) kanë një reagim pozitiv ndaj hudhrës. 2 thelbinj hudre çdo ditë janë të mjaftueshëm për të zhvilluar prodhimin e kolagjenit. Rrezet e diellit nuk do ta thajnë lëkurën nëse konsumoni më shumë hudhër.

6.  Dhimbjet e dhëmbëve do të zvogëlohen

Për shkak të elementeve antibakteriale hudhëra është e mirë për zgavrën e gojës. Ajo vret mikrobe të dëmshme dhe shëron mishrat e skuqur. Për më tepër, ky produkt i dobishëm zvogëlon rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve. Prandaj, nëse filloni të hani hudhër rregullisht, nuk do të keni nevojë të shihni stomatologun tuaj aq shpesh.

7. Do të dukeni më të dobët.

Ky produkt mund të jetë i dobishëm  edhe për ata që kujdesen për dukjen e tyre dhe këtu janë arsyet pse:

Si rezultat i reaksioneve komplekse kimike, shkatërron depozitat yndyrore. Prandaj, ka një shans të lartë që ilaçi anti-yndyrë së shpejti do të bëhet me hudhër të zakonshme.

Hudhra bllokon shtimin e peshës kur ndodh një dietë e papërshtatshme dhe e pabalancuar. Djeg kaloritë e tepërta që hyjnë në trup. Natyrisht, funksionon vetëm nëse hani hudhër mjaftueshëm./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit