Çfarë marrëveshje iu ofroi Gjykata Speciale ish ushtarëve të UÇK-së?

Mos i humb

“Rusia dhe regjimi i Asadit t’u japin fund sulmeve në Idlib”

Ministrat e Jashtëm të 14 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), i kanë bërë thirrje regjimit të Sirisë dhe mbështetësve të tij...

Greqia konfirmon rastin e katërt me koronavirus

Në Greqi është konfirmuar edhe rasti i katërt me Covid-19. Bëhet fjalë për një 36-vjeçare që sapo është kthyer nga Italia e...

SHBA, 40 për qind e të rriturve janë obezë

Një hulumtim i kryer në SHBA, zbuloi se 4 nga 10 të rritur janë obezë dhe një në 10 persona obez ekstrem.

Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Japonia ka shpallur mbylljen e shkollave në mbarë vendin për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit (AA).

Gjykata Speciale po vazhdon t’u dërgojë ftesa për intervistim ish-ushtarëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Prokuroria Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve dhe të të dyshuarve rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe ish-eprorë, komandantë e figura të larta të politikës në vend, por deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Gjatë ditës së djeshme, pas intervistimit nga Gjykata Speciale, ish-Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Bashota deklaroi se kjo gjykatë i ka ofruar një marrëveshje e cila potencialisht, sipas tij, do të ishte e favorshme për të në këtë proces, por e dëmshme për procesin në të cilin ka kaluar UÇK-ja.

“Për dy ditë jam intervistuar si i dyshuar. Jam përgjigjur në pyetjet që kanë qenë të favorshme për mua, dhe i kam kundërshtuar tjerat. Ajo që më ka shqetësuar është dje mua më është ofruar një marrëveshje që do të ishte e favorshme për mua, por do të dëmtonte UÇK-në. Një marrëveshje që do të më ndihmonte gjatë procesit në të ardhmen, por e dëmshme për procesin në të cilin ka kaluar UÇK-ja”, u shpreh Sokol Bashota.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me ish pjesëtarët e tjetër të UCK-së të cilët janë intervistuar nga Specialja, por ata kanë mohuar të u jetë ofruar ndonjë marrëveshje nga kjo gjykatë.

Një ndër udhëheqësit kryesor të Noredimës, Shukri Buja, ka thënë për lajmi.net se ai është mbrojtur në heshtje dhe nuk i është ofruar asgjë e tillë.

“Unë jam mbrojtur në heshtje, nuk kam pasur asgjë tjetër, nuk më ka ofruar askush asgjë”, ka thënë Buja.

Edhe zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit, Lah Ibrahimaj, ka konfirmuar se atij nuk i është ofruar asgjë nga Specialja.

Ai ka thënë se është mbrojtur në heshtje, prandaj nuk ka pasur mundësi që t’i ofroj ose jo diçka të tillë.

”Jo gjatë intervistimit unë jam mbrojtur në heshtje, nuk ka pasur mundësi as me më ofru as mos më ofru. Unë jam mbrojtur në heshtje nuk mundem me ditë tjetër gjë. Mbrojta më ka këshilluar që të mbrohem në heshtje dhe nuk kam pasur as një ofertë më shumë as më pak, vetëm ka përfunduar aty ku ka filluar”, ka thënë Ibrahimaj

Se nuk i është ofruar asnjë marrëveshje nga Specialja e thotë edhe ish deputetja e AAK-së, e cila ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit, Time Kadrija.

Ajo ka thënë se intervistimi i saj ka qenë shumë korrekt dhe vetëm është pyetur për punën e saj si mjeke.

“Jo nuk më kanë ofruar asgjë. Jam intervistuar për punën time, jom intervistuar çka kom punuar, ku kom punuar. As nuk më kanë ofruar marrëveshje as asgjë. Ka qen një intervistë korrekte. Kam qenë me avokatin, kemi qenë bashkë, përkundrazi edhe pse kam dëgjuar kështu, për mua intervista ka qenë shumë korrekte. Krejt çka jam pyetur jam pyetur për punën time”, ka thënë Kadrijaj.

Të njëjtën gjë e thotë edhe ish-luftëtari i UÇK, Bashkim Ndrecaj.

“Jo nuk me është ofruar asnjë marrëveshje”, ka thënë shkurt Ndrecaj.

Po ashtu edhe ish pjestari i UÇK-së, Safet Syla i ka thënë lajmit se nuk ka pasur tentativa të tilla nga prokurorët e Speciales.

“Jo nuk ka pasur tentativa të tilla nga prokurorët e Speciales”, ka thënë Syla

Ndërsa, lajmi.net ka kontaktuar edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinajn, për të kuptuar nëse kanë ndonjë informacion lidhur me këtë, por ai ka mohuar një gjë të tillë.

Haradinaj ka thënë se deri më tani nuk kanë dëgjuar këtë deklaratë prej dikujt.

“Ne nuk e dim, mes prokurorisë edhe klientëve ne nuk i dim çka ndodh dhe as nuk i komentojmë. Ne moment Bashota e ka thënë ata, ai e merr përgjegjësin, ne nuk e dim. Ne përfaqësojmë vetëm veteranët dhe veteranët asnjëherë nuk kanë qenë pro Gjykatës Speciale. Nuk na kanë lajmëruar, ne deri më sot nuk e kemi dëgjuar këtë deklaratë prej dikujt tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Deri me tani ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës së Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, dhe ish-komandanti i ZO të Drenicës, Sami Lushtaku, Një ndër udhëheqësit kryesor të Noredimës, Shukri Buja, zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit Lah Ibrahimaj, ish-Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sokol Bashota, Time Kadrija, Sylejman Selimi, Bashkim Ndrecaj, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi, Remzi Shala, Safete Hadergjonaj, Naim Maloku, Lulzim Kabashi.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

A Është e Dëmshme Kërcitja e Kockave

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit.

Fërgesë e Ngrohtë me Gjizë e Hudhra

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare. E gatuar në mënyra të ndryshme në...

Omëletë e bardhë e shpejtë me dy lloje djathërash: Kafjall i përsosur i cili ju shkrihet në gojë!

Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta

Huawei ka prezantuar P40 Lite në heshtje dhe fshehtësi

Huawei do të prezantojë serinë e saj të re P40 në Paris më 26 mars. Sidoqoftë, Huawei po sjell tashmë P40 Lite...

“Përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por bashkësisë ndërkombëtare”

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë porositi se përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por tërë bashkësisë ndërkombëtare...