Çfarë përfitojmë nga aktiviteti fizik?

Mos i humb

Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në shëndetin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës,dhe është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët dhe të rinjtë. Sjelljet dhe shprehitë e formuara në vogëli mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Të qenurit aktiv është një zgjedhje e shëndetshme për fëmijët dhe të rinjtë, moshat e rritura, si dhe të moshuarit. Fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë të lëvizin më tepër se të rriturit, prandaj inkurajojini të marrin pjesë në aktivitetet që pëlqejnë.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, një stil jete aktiv me të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë sjell mjaft përfitime në shëndet, si dhe ndihmon fëmijët dhe të rinjtë të kultivojnë sjelljet e shëndetshme edhe në të ardhmen.

Sa aktivitet fizik duhet të kryejnë fëmijët dhe të rinjtë?

Fëmijët e moshës 5-11vjeç dhe të rinjtë e moshës 12-18 vjeç duhet të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik të moderuar çdo ditë. Por, nëse bëjnë më shumë, aq më mirë do të ishte për shëndetin e tyre.

Nëpërmjet aktivitetit fizik siguroni:

Kocka më të forta dhe muskuj të shëndetshëm.

Përmirësime të fizikut.

Një zemër më të fortë.

Një zhvillim dhe rritje të shëndetshme.

Rritje të përqendrimit.

Rezultate më të mira në mësime.

Përmirësim të vlerësimit për veten.

Zvogëlim të stresit.

Mundësi për t’u shoqëruar apo krijuar miqësi me bashkëmoshatarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit