Çfarë po ndodh në Londër? Qindra qytetarë evakuohen pas raportimeve për të shtëna

Mos i humb

Qindra qytetarë janë evakuuar, për shkak të raporteve për të shtëna armësh në metronë e Londrës në rrugën Oxford.

Forca të shumta të policisë të armatosur deri në dhëmbë kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin nëse ky “incident ka lidhje me terrorizmin”.

Qindra qytetarë që ishin duke bërë shoping në dyqanet përreth, policia i ka detyruar të strehohen në zona më të sigurta. Tani kjo hapësirë është blinduar plotësisht, megjithatë nuk dihet të shtënat kanë të bëjnë me ndonjë qërim hesapesh mesa bandave.

Greg Bird ka deklaruar për Daily Mail, se ishte duke qëndruar në një kafiteri afër Oxford Circus, kur pa rreth 50 persona duke vrapuar dhe bërtitur nga frika.

Një dëshmitarë që ishte në po të njëjtën rrugë, ka thënë se një burrë i armatosur ishte shfaqur para turmës duke krijuar panik në njërën nga rrugët më të frekuentuara të Londrës.

“Policia janë telefonuar rreth orës 16:38, pasi ishin dëgjuar disa të shtëna armësh në rrugën Oxford dhe në stacionin e metrosë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë metropolitane.

Policia ishte përgjigjur telefonave të qytetarë dhe janë duke hetuar rastin nëse ka lidhje me terrorizëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit