Çfarë po ndodh, pozitë e opozitë shkojnë në Francë!

Mos i humb

Përfaqësues të pozitës e opozitës kosovare kanë vendosur që nga buxheti i shtetit t’i marrin edhe disa mëditje duke udhëtuar kështu për në Francë me qëllimin e vetëm- lobimin për procesin e liberalizimit të vizave.

Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë, për të kërkuar mbështetjen e Parisit zyrtar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave. Gjtë qëndrimit në Paris, përfaqësuesit tanë do të priten nga drejtues të lartë të shtetit francez.

Ndëkrohë kryeparlamentari, Veseli do të pritet në takim të veçantë nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy, ku do të diskutohet për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe atë ndërparlamentar, ndërsa në mënyrë të veçantë për procesin e integrimeve evropiane të vendit, përkatësisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Veseli, do të zhvillojë takim me kryetaren e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Senatin francez, Marta de Cidrac, ndërsa do të priten në një takim edhe nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës, Marielle de Sarnez dhe zv/kryetari i Grupit të Miqësisë në Asamblenë Kombëtare, Joachim Son Forget.

Në këtë vizitë, kryeparlamentari Veseli shoqërohet nga përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, nga pozita dhe opozita./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit